LAÇ – Një 26-vjeçar nga qyteti i Laçit mbeti i plagosur pasditen e sotme në lagjen numër 6, të njohur edhe me emrin Sanxhak, të këtij qyteti.

Policia vendase bëri të ditur se personi i plagosur quhet Mario Prenga. Ai është dërguar menjëherë në spitalin e qytetit ku edhe ka marrë ndihmën e nevojshme nga ana e mjekëve.

Forcat e rendit të qytetit të Laçit nuk kanë dhënë detaje mbi motivet e plagosjes së të riut, ndërsa po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

(im/shqiptarja.com)