Ushtroi dhunë fizike ndaj kunates së tij, duke i shkaktuar dëmtime të lehta trupore, arrestohet në flagrancë një 55-vjeçar nga Laçi. I arrestuari është Dilaver Gashi, 55 vjeç.

Ai ra në pranga pasi ushtroi dhunë fizike ndaj kunates së tij shtetases V.G. 52 vjeçe, duke i shkaktuar dëmtime të lehta trupore.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Redaksia Online
Shqiptarja.com