Rrëzimi i dy shtyllave të tensionit të lartë në hyrje të qytetit të Laçit ka qenë një veprim i qëllimshëm. Në këtë konkluzion ka dalë policia, pas veprimeve hetimore të kryera, ndërsa në lidhje me ngjarjen është vënë në pranga një person, Sandër Nezha 57 vjeç, banues në Laç, Kurbin.
Nezha dyshohet se ka shkatërruar dy shtylla elektrike që bëjnë shpërndarjen e energjisë elektrike në disa zona në Laç dhe Lezhë, duke i vjedhur elementet lidhëse, si pllakat e bullonat, ku si pasojë janë rrëzuar shtyllat elektrike dhe ndërprerë furnizimi me energji elektrike në këto zona.
Dyshimet janë se 57-vjeçari e ka rrëzuar shtyllën e cila ishte në pronën e tij, pasi pretendonte të merrte qira nga Operatorin i Transmetimit të Energjisë dhe prej kohësh kishte patur konflikte më këta të fundit. Ndërkohë në deklarimet e tij gjatë marrjes në pyetje në polici, ai ka thënë se nuk ka lidhje me ngjarjen, ndërsa materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Shkatërrimi i rrjetit elektrik".
Dy shtyllat e tensionit të lartë në hyrje të Laçit u rrezuan mbrëmjen e së martës e për pasoja kanë ngelur pa energji elektrike disa zona në Lezhë e Kurbin, ndërsa OST po punon për riparimin e shtyllave dhe vënien në funksion të linjës.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
86.1%
-
Të gabuar
3.7%
-
S'më intereson
10.2%
Vota total: 597
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lezhë/ I ngacmoi të dashurën në plazhin e Tales, 30 vjeçari qëllon me pistoletë pushuesin, arrestohet pas disa orësh (EMRAT)
21 Korrik, 14:20
-
Lezhë/ I armatosur me armë zjarri dhe me dy mina me telekomandë, vihet në pranga 48- vjeçari! Do bashkëpunonte për të kryer ngjarje kriminale
21 Korrik, 13:22
-
Digjet makina në aksin rrugor Laç-Fushë Krujë
20 Korrik, 15:07
-
I nxehtë ekstrem, por në Blinisht të Lezhës 300 familje pa ujë! Bashkia: E shpërdoroni për vaditje
20 Korrik, 12:35
-
Të panjohurat e Lezhës! 10 udhërrëfyesit e parë gati për turistët
19 Korrik, 15:42
-
Lezhë/ Aksidenti i frikshëm në superstradë, përplasen 2 makina! Njëra përfundon në parkingun e lokalit e dëmton 8 të tjera
18 Korrik, 22:43
-
Shkëlqen në çdo vend që prek! 15-vjeçarja e talentuar koncert recital në Lezhë
18 Korrik, 16:05
-
Mirditë, u kap duke vaditur parcelën me 520 rrënjë kanabis, në pranga 37-vjeçari (EMRI+VIDEO)
18 Korrik, 10:47
-
Zjarri në masivin pyjor mes Kurbinit dhe Matit, digjet një banesë! Ndërhyhet nga ajri për të shuar flakët
16 Korrik, 16:45
-
Zjarr në magazinat ushqimore në Fushë-Gjorem (VIDEO)
16 Korrik, 10:17
-
Arrestohet ish oficeri i policisë së Lezhës, ishte në kërkim pasi lejoi kultivimin e kanabisit në 2022 në Ungrej
15 Korrik, 16:10
-
Shpallet fituesi 4.1 milionë euro për nënstacionin Akërni-Aeroporti i Vlorës
15 Korrik, 12:30
Ato shtylla jane ne token e 57 vjecarit. Askush nuk ka te drejte te vije ne token time e te ngule shtylla e hunj, apo c'ti teket. Iku koha e diktatures. Keta kujtojne se jane akoma ne kohen e xhaxhit.
PërgjigjuRrezimi i ketyre shtyllave hyn ne terrorizem dhe personi qe beri kete e kap neni i terroristit te rrezikshem
Përgjigjurrezimi i atyre shtyllave eshte kercenim i sigurise kombetare. dhe jo prishje rrjeti elektrik.
Përgjigju