Barcelona vijon të mbajë rekordin e pathyeshmërisë në kampionatet kryesore të Europës, por sërish është ndalur në La Liga, me dy barazime radhazi dhe tani Atletico Madrid është 7 pikë larg dhe mund të konkurrojë për vendin e parë. Pas barazimit 1-1 me Espanyol, sot Barcelona nuk ka shkuar më shumë se 0-0 ndaj Getafes në “Camp Nou”.

Në fushë ishin të gjithë yjet e Barcelona-s, me Messin, Suarez dhe Coutinho, por Getafe është bërë “bunker”, duke u mbrojtur fort, madje në dy raste edhe mund të kishte ndëshkuar katalanasit. Pavarësisht rasteve të shumta, ndeshja është mbyllur pa gola.

d.b/shqiptarja.com