La Liga, eksperiment i dështuar 
Espanyol mund 1-0 Real Madrid

La Liga, eksperiment i dështuar <br />Espanyol mund 1-0 Real Madrid<br>
Pas katër fitoreve radhazi Real Madrid rikthehet të humbasë. Madrilenët u mundën në Katalonjë nga Espanyol 1-0 dhe humbasin mundësinë për t’iu afruar Atleticos së vendit të dytë.

Pa Cristiano Ronaldon dhe me 6 lojtarë stoli skuadra e Zinedine Zidane e ka të vështirë të shkojë tek goli dhe eksperimenti rezultoi i dështuar. Ndeshja pati edhe polemika për një gol të anulluar për Espanyol apo edhe një penallti që nuk u dha për Real Madrid.

Goli i fitores u shënuan në minutën e tretë shtesë nga Gerard Moreno për Espanyol. Në momentin kur Reali po kërkonte me gjithë forcat golin e fitores vjen ndëshkimi me sulmuesin kryesor të Espanyol që mposhti Keylor Navas dhe Realin. Espanyol- Real Madrid për javën e 26-të të La Ligas u mbyll 1-0.

Mbrëmë Girona fitoi 1-0 ndaj Celta Vigos ndërsa sot luhen disa ndeshje të tjera të javës së 26-të ku spikat Athletic Bilbao-Valencia, Malaga-Sevilla dhe Atletico Madrid-Leganes ndërsa të enjten zbret në fushë edhe Barcelona që luan në transfertë ndaj Las Palmas.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron