La Liga/ Getafe harron Barcelonën, i shkakton humbjen e dytë radhazi Alaves! Sot edhe tre takime

La Liga/ Getafe harron Barcelonën, i shkakton humbjen e dytë radhazi Alaves! Sot edhe tre takime

Getafe 2-0 Alaves

Futbolli i elitës spanjolle është në raundin e tetë. Kjo e shtunë filloi në periferi të Madridit, aty ku Getafe siguroi tri pikë duke mundur 2-0 Alaves. Në fushë sot edhe gjashtë skuadra të tjera, ku spikat Osasuna - Barcelona në mbrëmje.

Në "Coliseum Alfonso Perez" vendasit e Getafes harruan humbjen nga Barcelona disa ditë më parë duke u kthyer te suksesi. Për këtë, djemtë e Jimenez mposhtën 2-0 Alaves, duke i shkaktuar miqve humbjen e dytë radhazi (pas Real Madrid). Goli i parë u shënua nga Arambarri në minutën e 42, teksa Milla nga penalltia në pjesën e dytë "vulosi" takimin.

La Liga, raundi 8:

E shtunë, 28 shtator 2024

14:00 Getafe 2-0 Alaves

16:15 Rayo Vallecano 1-1 Leganes

18:30 Real Sociedad - Valencia

21:00 Osasuna - Barcelona

Renditja:

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Nasrallahut, 'humbje e madhe' për Hezbollahun dhe Iranin

Vrasja e Nasrallahut, 'humbje e madhe' për Hezbollahun dhe Iranin