Dëmtohet Mbappe, tre javë jashtë fushe

Dëmtohet Mbappe, tre javë jashtë fushe

Kylian Mbappe

Real Madrid ka konfirmuar lëndimin e Kylian Mbappe. Sulmuesi pritet të jetë jashtë për të paktën tre javë, me "Galaktikët" që të dielën luajnë kundër Atl. Madrid në derbin e qytetit.

Fitorja 3-2 kundër Alaves nuk ka qenë pa pasojë për ekipin e Ancelottit, që pa Mbappe me një dëmtim në kofshën e këmbës së majtë.

Sipas The Athletic, testet për shqetësimin e muskujve kanë zbuluar një dëmtim që ishte më i rëndë nga sa mendohej. Ai pritet të mungojë rreth tre javë. Sulmuesi humbi dje dhjetë minutat e fundit në fitoren kundër Alaves, teksa gjeti edhe rrugën e rrjetës.

Carlo Ancelotti kishte thënë se priste që Mbappe të ishte i aftë për derbin, por testet e sotme kanë zbuluar një problem më të madh. Është është një goditje e madhe për 'Los Blancos', të cilët janë ende në pritje të rikuperimit të Eduardo Camavinga për derbin. Mbappe do të mungojë për ndeshjet kundër Atlético Madrid, Lille (Champions) dhe Villarreal.

Real Madrid do të jenë pa Mbappe, David Alaba, Brahim Diaz dhe Dani Ceballos, të gjithë të dëmtuar.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament