La Liga e futbollit në Spanjë është në raundin e 21-të. Kjo e shtunë zbriti në fushë edhe Real Madridin, me "Galaktikët" që fituan 0-3 në udhëtim me Valladolidin dhe falë tripletës së Mbappe nisin "arratisjen" në krye të renditjes, të "ndihmuar" nga gafat e Atletico Madrid.
Në "Jose Zorrilla" Kylian Mbappe e hapi serinë e golave në minutën e 30-të, kur pas një asisti të Bellingham e ndali sferën në rrjetë. Sërish francezi dyfishoi në minutën e 57-të, por vendosi të merrte topin në shtëpi në shtesën e parë kur ktheu në gol penalltinë.
Kështu, Real Madrid pas javës së 21-të e sheh veten me 49 pikë në krye të La Ligas dhe me katër pikë nga ndjekësit e Atletico Madrid. Nga ana tjetër ekipi i Diego Simeones barazoi këtë të shtunë 1-1 në shtëpi me Villarreal dhe pas humbjes së javës së shkuar ka humbur kontaktet me kreun.