VIDEO/ La makinën ndezur për t’u ndalur në marketin e Vlorës, fieraku i vjedh makinën dhe largohet me shpejtësi

VLORË- Një incident ndodhi mbrëmjen e djeshme në Vlorë. Një shofere la makinën e saj tip Range Rover ndezur për t’u ndalur në një market. Në atë moment një qytetar nga Fieri i ka vjedhur makinën dhe ka ikur me shpejtësi.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Lungomares në Vlorë pranë një marketi.

Shoferja e makinës tip Range Rover kishte pak minuta që doli nga makina,  e kur u kthye nuk e gjeti më mjetin.  Policia pas marrjes së informacionit është vënë menjëherë në ndjekje, ndërsa fal kamerave të sigurisë që gjendjen në qytet është mësuar itinerari i lëvizjes.

Policia ka mundur ta rrethojë e ta ndalojë të riun që vodhi makinën në autostradë, pranë fshatit Panaja.

Hajduti i makinës rezulton të jetë një i ri nga qyteti i Fierit. I moshës rreth 35 vjeç. A.Goxhaj, autori i vjedhjes rezulton me precedent të mëparshëm, teksa vetëm 3 ditë më parë ishte shoqëruar sërish në polici.

Reagimi i policisë ka qenë e menjëhershëm ndërsa autori është ndaluar dhe shoqëruar në komisariat.

1686031670_vlore.jpg

 

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gazetar idiot debil maskara antishqiptar: 06/06/2023 10:25

    Makina vidhen kudo neper bote madje shume here me shume se ne shqiperi qofshin fikur apo me mire akoma ndezur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Koçiu në Ministerialin e Vjenës: Shqipëria mbi 60 projekte bashkëpunimi me Agjencinë Atomike, rritje e trajtimit të pacientëve me kancer

Koçiu në Ministerialin e Vjenës: Shqipëria mbi 60 projekte bashkëpunimi me Agjencinë Atomike, rritje e trajtimit të pacientëve me kancer