Një 56-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Fier, pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një 20-vjeçare me aftësi të kufizuara.
Në pranga ka rënë Petrit Arapi, ndërsa ngjarja u regjistrua në fshatin Roskovec. Nga ekzaminimet rezultoi se 20-vjeçarja ka mbetur shtatzënë.
56-vjeçari akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.
Komento