Në spektaklin e së martës nga shtëpia e “Big Brother VIP” u eliminua Elvis Myrta, pas një nominimi të fortë përballë Romeo Veshaj dhe Heidi Bacit.
Mirëpo në nisje të programit, Ledioni tregoi se do të ketë edhe një eliminim tjetër.
Kështu, pas një votimi të hapur për gjithë pjestarët e shtëpisë, Dea Vieri ishte banorja tjetër që u eliminua nga reality show.
Blogerja më pas publikoi një video në rrjetet sociale, ku i përgjigjej pyetjes së shpeshtë të ndjekësve se pse doli nga “Big-u”. Videon ajo e shoqëroi me një zë viral ku thoshte: “Pse dola? Dola! S’është ndonjë gjë interesante”.
Mirëpo një ndjekës i replikoi duke thënë: “Jo ti nuk dole, ty të nxorrën”.
Dea habiti me përgjigjen e saj për komentuesen, duke u shprehur se në fakt ishte Ori Nebijaj ajo që e nxorri nga programi pasi nuk pranoi të krijonte një lidhje sa për show me Fation Kuqarin.
bigu me kot qe kemi pa po kujt realisht i sherben ky spektakel gjithe gjenjeshtra stategji mashtrime po kjo ori eshte dhe deputete ku i mesoi kjo keto genjeshtra apo si ne parlament.
Përgjigju