Laborator dentar pa licensë dhe pa kasë fiskale, arrestohet 51-vjeçari në Shkodër! Dy punëtorët të paregjistruar, njëri prej tyre shtetas turk

Laborator dentar pa licensë dhe pa kasë fiskale, arrestohet 51-vjeçari në Shkodër! Dy punëtorët të paregjistruar, njëri prej tyre shtetas turk

Sendet e sekuestruara nga policia në laboratorin dentar

Policia e Shkodrës ka arrestuar 51-vjeçarin me inicialet Ismet Akturk, i cili është administrator i një laboratori dentar. Burime bëjnë me dije se 51-vjeçari ushtronte aktivitetin pa licensë dhe pa kasë fiskale.

Policia gjatë kontrollit në laboratorin dentar, ka konstatuar edhe dy punonjës, njëri prej të cilëve me origjinë turke, që nuk ishin të regjistruar në organet përkatëse.

Njoftimi i Policisë
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Whiteness". Arrestohet në flagrancë 51-vjeçari për ushtrim të aktivitetit pa licensë e kasë fiskale, në laboratorin dentar. Në zbatim të planit të masave kundër informalitetit në tregtimin e mallrave me akcizë dhe mallrat e tjera, hidrokarbureve, aktivitetit të paligjshem të depove farmaceutike dhe laboratorëve mjekësore, bazuar dhe në informacionet e grumbulluara në rrugë operative, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar "Ëhiteness", në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-  I. A. 51 vjeç, banues në Shkodër.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë ushtruan kontroll në laboratorin dentar, në rrugën Gjylbegaj-Shkodër, në administrim nga ky shtetas. Nga kontrolli rezultoi se ky shtetas ushtronte këtë aktivitet i pa pajisur me licensë për ushtrimin e profesionit, dhe pa kasë fiskale.

Në këtë laborator u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi e konsiderueshme mallrash të markave të ndryshme dentare, të dyshuara kontrabandë.

Gjithashtu u konstatuan në proces pune edhe dy shtetas (njëri prej tyre shtetas turk), të cilët ishin të paregjistruar në organet përkatëse.

Materialet iu referuan Prokurorisë e Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë“, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë“, “Fshehja e te ardhurave“, “Ushtrimi pa licencë i aktivitetit tregtar“ dhe “Punësimi i paligjshëm“.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • difre: 20/02/2022 08:11

    Ky Ismet Akturk oscht Shkodran Myslyman, apo Turk aus Turkmenistan?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja, Presidenti e Kryeministri urojnë besimtarët katolikë! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit

Krishtlindja, Presidenti e Kryeministri urojnë besimtarët katolikë! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit