Laboratorë të rinj për Matjet dhe Testimet në UST, Kushi: U shërben edhe universiteteve të tjera, federatave dhe sportistëve elitarë

Laboratorë të rinj për Matjet dhe Testimet në UST, Kushi: U shërben edhe universiteteve të tjera, federatave dhe sportistëve elitarë

Kushi në laboratorët e rinj

Laboratorë të rinj për Matjet dhe Testimet në UST / Ministrja Kushi: U shërben edhe universiteteve të tjera, federatave dhe sportistëve elitarë

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi vizitoi mjediset e laboratorëve të rinj të matjeve dhe testimeve të studentëve në Universitetin e Sporteve, Tiranë, të cilët janë ndërtuar në kuadër të investimeve në infrastrukturën e kërkimit shkencor dhe synojnë përmirësimin e kushteve fizike të laboratorit të Fiziologjisë së Ushtrimit, nëpërmjet përditësimit të aparaturave në funksion të programeve Master dhe programeve të doktoraturës në fushën e sportit dhe kërkimit shkencor të aplikuar në Shqipëri.

Ky laborator do të shërbejë jo vetëm si një hapësirë në të cilën zhvillohen testime fizike dhe metabolike, por edhe si një laborator ku studentët kanë mundësinë të njohin dhe prekin nga afër temat të cilat i kanë zhvilluar në auditorë me profesorët e universitetit.

Gjithashtu, laboratori do të jetë në funksion të palëve e treta dhe bashkëpunëtorëve të  UST si: Universiteti i Mjekësisë Tiranë, Universiteti Aleksandër Xhuvani në Elbasan, Universiteti Luigj Gurakuqi në Shkodrës dhe Universiteti Fan. S. Noli në  Korçë, Universiteti i Prishtinës dhe Tetovës. Gjithashtu do të shërbejë për të gjitha Federatat e Sportit Shqiptar për kryerjen  e analizave specifike për të rritur performancën e sportistëve elitarë.  

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Të hapur për takime të reja...çfarë thonë yjet për ju sot

Të hapur për takime të reja...çfarë thonë yjet për ju sot