Laboratori i Hasit/ 'Furgoni u nis në datë 16', Artan Hoxha zbulon mesazhin për policinë: Shkoni dhe kontrolloni

Laboratori i Hasit/ 'Furgoni u nis në datë 16', Artan Hoxha zbulon mesazhin për policinë: Shkoni dhe kontrolloni

Gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha

Gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha zbardh detaje të reja nga zbulimi i laboratorit të heroinës në Has javën e kaluar. I ftuar në studion e Report Tv, Hoxha tha se ka qenë një informacion i marrë nga policia lokale që çoi në zbulimin e punishtes së drogave të forta, brenda të cilit u gjetën 182 kg opium dhe morfinë e cila shërben si lëndë e parë për prodhimin e heroinës. Gjithçka nisi nga furgoni i 76-vjeçarit Mustafë Shuti, i cili u la në arrest shtëpie nga Gjykata e Kukësit. 

"Shkoni dhe kontrolloni furgonin e Mustafë Shutit', ky ishte informacioni që iu dha policisë lokale dhe më pas nga aty nisi e gjithë kjo zanafillë që çoi në zbulimin e laboratorit të heroinës në Has.

Artan Hoxha, gazetar investigativ i Report Tv

Gazetari Hoxha zbulon gjithashtu se laboratori kishte vetëm pak ditë që ishte vënë në punë, ndërsa pajisjet ishin blerë në një Qendër Tregtare. Furgoni me pajisje kishte udhëtuar në drejtim të Hasit vetëm tre ditë përpara se të zbulohej nga policia. 

"Pajisjet janë blerë të hënën në datë 15 tetor në një Qendër Tregtare në Tiranë. Në datën 16 furgoni është nisur nga Tirana për në Has dhe në datën 19 u zbulua laboratori i heroinës".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja