TIRANE Ndërsa ende nuk dihet se si kanë hyrë në vendin tonë dy shtetasit nga Kolumbia, të cilët janë kapur në kushtet e flagrancës brenda ambienteve të laboratorëve ku përpunohej kokaina ne fshatin Xibrake te Elbasanit, ata kanë mundur të shpjegojnë pak gjëra para prokurorëve, mbrëmjen e djeshme. Referuar të dhënave që vijnë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, bëhet e ditur se ata kanë saktësuar se kanë hyrë në vendin tonë 2 muaj më parë, ndërsa nuk dinin asgjë për personat që i kanë sjellë.
Ata ka pretenduar se kanë ardhur të punojnë në vendin tonë dhe se ishin thjesht të punësuar. Njëkohësisht, kolumbianët janë ankuar të prokurorët se ata prej dy muajsh ende nuk ishin paguar, nga ana e eprorëve të tyre, ndërsa kanë pranuar se ishin të punësuar për përpunimin e lëndës narkotike aty pasi e njihnin si procedurë pune. Gjatë rrëfimit të tyre ata nuk bëjnë me dije emrin e asnjë personi që i ka sjellë, apo që i ka punësuar, pasi për gjatë gjithë kohës së marrjes në pyetje kanë vijuar me shprehjet; S’dimë gjë, nuk njohim askënd.
Lejeqëndrimi
Për mënyrën se si kanë hyrë në vendin tonë dy shtetasit kolumbianë, ende asnjë zë zyrtar nuk ka bërë me dije asnjë të dhënë. Referuar të dhënave që vijnë nga policia e shtetit bëhet me dije se dy personat që u arrestuan nuk rezultojnë të jenë me leje qëndrimi në vendin tonë, ndërkohë që nga ana e prokurorisë janë bërë me dije vetëm pjesë nga rrëfimi i tyre dhe i punës që ata kryenin në laboratorët në Fushë-Labinot.
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO