Laboratori i kokainës në Frakull, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 89 vite burg për 10 pjesëtarët e grupit! 10 vite për ish-kreun e komunës

TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për grupin e personave të dënuar pas zbulimit të laboratorit të drogës në Frakull të Fierit, , ku u gjet dhe u sekuestrua 485 kilogramë kokainë.

Vendimi i dhënë nga GJKKO në qershor të këtij viti u ankimua nga Enxhi Ferhati, Bledar Matoshi, Nikolin Gjolena, Viktor Çervanaku, Denilson Çervanaku, Zenel Çervanaku, Klajdi Vrioni, Redion Meshi dhe Marildo Rona.

Apeli la në fuqi dënimin me 89 vite burg për 10 pjestarët e grupit të laboratorit të kokainës në Frakull të Fierit. Në dënimet e dhëna u aplikua gjykimi i shkurtuar. Julian Malaj i cili u dënua me 2 vite burg nga Shkalla e Parë u lirua nga qelia për shkak të kohëzgjatjes së qëndrimit në paraburgim.

Në bazë të hetimeve të kryera nga ana e Prokurorisë së Posaçme rezultoi se të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, në formën e grupit të strukturuar kriminal, planifikuan, organizuan dhe importuan nga Kolumbia për në Shqipëri ngarkesën e drogës.

Kokaina ishte fshehur mes “plehut organik” artificial, e paketuar dhe ngarkuar në një kontenier, që u transportua nga Kolumbia nëpërmjet Portit të Pireut në Greqi, në drejtim të Portit në Bar, në Malin e Zi. 

Më pas, në rrugë tokësore ngarkesa u fut në Shqipëri në datën 19.09.2022 dhe pasi u zhdoganua në Tiranë, u transportua në fshatin Frakull e Madhe, në Fier, ku u bë dhe  sekuestrimi i lëndës narkotike nga policia gjyqësore.

Banesa ku u zbulua laboratori i kokainës më 24 nëntor 2022, ishte në pronësi të ish-kryetarit të komunës së Farkullit, Viktor Çervanakut, i cili do vuajë 10 vite burg nga gjykimi i shkurtar. 

Dënimet e lëna në fuqi nga Apeli i GJKKO
Nikolin Gjolena 17 vite burg - 11.4 vite burg me gjykim te shkurtuar
Viktor Cervanaku - 15 vite burg - 10 vite burg me gjykim te shkurtuar
Enxhi Ferhati -  12 vite - 8 vite burg me gjykim te shkurtuar
Klajdi Kodra - 17 vite - 11.4 vite burg me gjykim te shkurtuar
Bledar Matoshi - 12 vite - 8 vite burg me gjykim te shkurtuar
Denilson Çervanaku - 17 vite - 11.4 vite burg me gjykim te shkurtuar
Zenel Çervanaku -  14 vite - 9.4 vite burg me gjykim te shkurtuar
Redion Meshi - 14 vite - 9.4 vite burg me gjykim te shkurtuar
Julian Malaj - 3 vite - 2 vite burg me gjykim te shkurtuar për (moskallëzim krimi ) lirohet menjëherë
Marildo Rona - 12 vite - 8 vite burg me gjykim te shkurtuar

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Belgjika ndalon shitjen e cigareve elektronike njëpërdorimëshe

Belgjika ndalon shitjen e cigareve elektronike njëpërdorimëshe