FIER- Lirohet nga burgu Ermal Hoxha, nipi i diktatorit Enver Hoxha.
Burime për ‘Shqiptarja.com’ bëjnë me dije se nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, ka lënë qelinë e burgut të Fierit tre ditë më parë teksa i kishte mbetur edhe 1 vit e 6 muaj burg.
Sipas burimeve të 'Shqiptarja.com', ai u lirua me kusht dhe gjatë kësaj kohe Ermal Hoxha nuk duhet të kryejë asnjë vepër penale dhe nuk duhet të shoqërohet me persona të inkriminuar.
Hoxha u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda në korrik të 2017 me 10 vite burgim me gjykim të shkurtuar, së bashku me anëtarët e tjerë të grupit ‘Xibraka’. Nga gjykimi i shkurtuar dënimi zbriti në 6 vite dhe 8 muaj burgim.
POR SI U ARRESTUA NIPI I ENVER HOXHËS?
Nipi i Enver Hoxhës u arrestua gjatë një aksioni ndërkombëtar i cili zbuloi laboratorin e parë të drogës në vendin tonë në fshatin Xibrakë 10 km larg qytetit të Elbasanit. Në të u përfshinë forca të shumta policore, nën bashkëpunimin e INTERPOL-it dhe EUROPOL-it.
Operacioni 'Xibraka' u zhvillua katër vite më parë në Elbasan, ku më 14 Janar të 2015, në pranga ranë 11 persona mes tyre dhe 2 kolumbianë të cilët sipas hetimeve merreshin me përpunimin e kokainës dhe pse në Shqipëri e kishin mbërritur me leje pune dhe si futbollistë.
Në pranga përfunduan: Saimir Batku, 43 vjeç nga Tirana, Fatmir Hoxha, 48 vjeç, Kastriot Imeri, 47 vjeç nga Tirana, Gentjan Gjonaj, 43 vjeç nga Vlora, Arjan Dalipi, 50 vjeç nga Elbasani, Kelment Dalipi 45 vjeç nga Elbasani, Ilir Hyseni, 47 vjeç nga Tirana, Ermal Hoxha, 40 vjeç (nipi i Enver Hoxhes) nga Tirana, Egest Dankesi, 27 vjeç nga Elbasani.
Arrestimeve iu shpëtoi Genci Xhixha, i cili njihet si kreu i një rrjeti të fuqishëm të trafikut të kokainës në Europë dhe më gjerë. Xhixha mendohet se strehohet në Kubë.
Në laborator u gjet dhe sekuestrua sasia prej 19 kilogramë e 416.2 gr lëndë narkotike e dyshuar kokainë; 8 kg e dyshuar si përziers i lëndës narkotike kokainë; 400 euro; 769.000 lekë të reja dhe 4150 dollarë amerikanë.
Gjithashtu nga ana e forcave policore janë gjetur dhe sekuestruar pesë copë karta krediti dhe një cek me vlerë 4.500 dollarë; një armë zjarri automatik model 56; një armë zjarri Revolver me mulli; një armë zjarri e tipit pistoletë me kalibër 9 mm; tre armë gjahu, shotgan, çifte dhe një teke; 174 fishekë të modeleve dhe kalibrave të ndryshme; 50 fishekë luftarake me kalibër 9 mm; katër automjete të tipeve të ndryshme; një makineri vakumi e cilësisë së lartë; një peshore elektronike; 25 aparate telefoni celulare; dy automjete dhe pesë ora të markave të ndryshme.
DËNIMI
Gjykata e Krimeve të Rënda dha në korrik të 2017 burgim me gjykim të shkurtuar për të gjithë anëtarët e grupit ‘Xibraka’. Ermal Hoxha u dënua me 10 vjet burg por falë gjykimit të shkurtuar dënimi zbriti në 6 vite dhe 8 muaj burg.
Lista e të dënuarve dhe koha: Ilir Hyseni ishte dënuar me 12 vite, i bëhet 8 vite dënimi; Ermal Hoxha ishte dënuar me 10 vite burg, i bëhet 6 vite e 8 muaj; Cesar Avila e Valther Moreno ishin dënuar me nga 12 vite, u bëhet 8 muaj; Genci Xhixha 8 vjet e 7 muaj, në mungesë; Arjan Dalipi 6.7 vite burg; Gentian Gjonaj 7.3 vite burg; Kelmend Dalipi 7.3 vite burg dhe Sajmir Batku 8.7 vite burg.
Teshkuara e te harruara dhe hap syte djale se ta bejne prape si ta bene dhe sa te gjendet e verteta shkoi e vate . Nje gje me ra ne sy :Thua te jete gjak me lul bashen ky mo se sikur ngjajne shume!!!???
PërgjigjuErmal, ke kujdes nga keta hajdutet politik e material.keta asgje te perbashket me Shqiperine dhe shqiptaret nuk kane,Asgje nuk kane dhene as nuk kane kontribuar per kete vend e per kete popull<keta vetm krimeve,skenareve e sajesave ua dine rendin.keta genjeshtren dhe krimin e kane vlere e ndere dhe tipar njerezor.
Përgjigju