Laboratori, policia: 19.416 kg kokainë
e pastër, po analizojmë përzierësit

TIRANE - Laboratori kriminalistik i Ministrisë së Brendshme është duke kryer analizat e lëndës së dyshuar kokainë sekuestruar në laboratorin në periferi të Elbasanit në fshatin Xibrakë pas operacionit policorë më 14 janar.

Të kontaktuar nga A1 Report zyra e shtypit pranë Ministrisë së Brendshme dhe drejtues të laboratorin konfirmuan faktin se deri më tani ka mbaruar analizat për sasinë prej 19 kg e 416 gr me cila ka rezultuar kokainë e pastër.

Analizat nga ky laborator do të kryhe në 3 faza dhe për dy sasitë e tjera përfshi 77.72 kg lëndë e dyshuar kokainë si dhe 19.8 kg e dyshuar përzierës kokainë, thanë zyrtarët e kotnaktuar nga A1 Report.

Në përunfim të këtyre analizave pritet që laboratori i kriminalstikës të përcjell pranë Prokurorisë përgjigjet për sasinë reale të kokainës si dhe për përmbajtien e sasise të përcaktuara deri më tani si përzierës.

Këto rezultate pritet të bashkëngjiten më pas në fashikujt e procedimeve penale për hetimin që Prokuroria ka nisur ndaj 9 të arrestuarve, mes tyre dy kolumbianë dhe 7 shtetas shqiptar.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Synohet mbledhja e 650 mln eurove të ardhura

Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Synohet mbledhja e 650 mln eurove të ardhura