Laç, bie në kanal, humb jetën një
48-vjeçar, përmbyten 50 banesa

Përmbytjet nga reshjet e dendura në të 24 orëve të fundit në Shqipëri sjellin viktimën e parë në Laç.
 
Kol Menga 48 vjeç si pasojë e  reshjeve të dendura të shiut ka rënë në një kanal në vendin e quajtur "Kodra e Bushit" në Laç duke u mbytur.
 
Sipas të dhënave të para të policisë, 48-vjeçari ka rënë në mënyrë aksidentale në kanal duke gjetur vdekjen nga prurjet e mëdha të ujit nga reshjet e dendura të shiut.
 
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:40, teksa 48-vjeçari ishte duke u kthyer për në banesë.
 
Në këtë situatë të krijuar nga reshjet e dendura të shiut në Laç,  janë angazhuar forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin në bashkëpunim me  grupe të FNSH-së Shkodër me qëllim ndihmën në evakuimin e banorëve si dhe në çdo rast tjetër në nevojë.

Gjatë pasdites dhe mbrëmjes së djeshme reshje të shumta shiu kanë shkaktuar përmbytjen e një pjese të madhe të qytetit të Laçit si dhe të Milotit.
 
Rrugët janë përmbytur duke shkaktuar vështirësi në drejtimin e automjeteve si dhe kanë sjellë edhe izolimin e banorëve.
 
Niveli i ujit si në Laç ashtu edhe në Milot, ka arritur 20-30 cm duke depërtuar në katet e para të shtëpive dhe bizneseve.
 
Mësohet se rreth 50 banesa dhe biznese në qytetin e Laçit ndodhen nën ujë. Gjatë orëve të mbrëmjes, ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ndoqi nga afër situatën.
 
Ndërkohë, përmbytje ka pasur edhe në Milot, ku janë evakuuar 6 familje nga uji, ndërsa rrezikohet dhe nënstacioni elektrik të përmbytet.
 
Emergjencat kanë kërkuar ndihmën e ushtrisë ku në terren pritet që të mbërrijnë 60 pjesëtarë të FA.
 
Raportohet gjithashtu se ka përmbytje edhe në disa fshatra të Mirditës.

Zhvillimet nga përmbytjet në Shqipëri

08:28 Reshje shiu edhe në Tiranë, por nuk ka përmbytje
 Edhe kryeqyteti është përfshirë nga moti i keq në 24 orët e fundit, ku gjatë natës ka pasur reshje të dendura shiu, por nuk raportohet për probleme.

08:25 Mot i keq në disa qytete
Reshje shiut ka pasur në disa qytete nga Jugu në Veri, ndërkohë që nuk ka pasur probleme. 

08:20 Përmbytjet në Kurbin, 150 ha tokë nën ujë
Nga reshjet e shiut në 24 orët e fundit janë përmbytur rreth 150 ha tokë bujqësore. 

08:00 Panariti: Edhe sot shi, vazhdojnë evakuimet
Nga Laçi gjatë njohjes nga afër me situatën e përmbytjeve, ministri Panariti u shpreh se "Për fat të keq tendenca është që të kemi reshje.
 
Sot dhe pasnesër do të kemi përsëri shi. Kështu që do të përgatitemi për evakuim të popullatës.
 
Ndërkohë kanali i ujërave të larta është plot. Ka tendencë për të derdhur ujin edhe në tokat përreth duke rrezikuar edhe vendbanimet.
 
Do të tentojmë të zhbllokojmë grykat e kanaleve. Do të vëzhgojmë situatën dhe do të ndërhyjmë
" tha ai.
Panariti
07:00 Gjashtë familje janë evakuuar në Laç
Në Laç kanë mbërritur forcat e ushtrisë për t'u ardhur në ndihmë banorëve. Mjetet e bordit të kullimit kanë nisur punën për riparimet e pjesëve të dëmtuara të përroit që doli nga shtrati.
Panariti
Panariti
/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Kuçana për REPORT TV: Luftën s’e kemi as me Bashën dhe as me Shehajn, s'i besoj sondazhit

Kuçana për REPORT TV: Luftën s’e kemi as me Bashën dhe as me Shehajn, s'i besoj sondazhit