LAÇ - Një arsenal armësh luftarake është sekuestruar nga policia në Laç këtë të hënë.
Në operacionin e koduar “Shinat” në pranga kanë përfunduar tre persona, babai dhe dy djemtë: Gëzim Koliqi , 50 vjeç, Enerik Koliqi , 25 vjeç dhe Hasan Koliqi , 23 vjeç, të tre banues në Mamurras Kurbin.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre dhe ambientet përreth janë sekuestruar: Një armë kundërtank me mbishkrimin LOT ARM, një armë zjarri automatik model 56 me një krehër me 29 fishekë, një armë gjahu teke, një armë zjarri pushkë model 63, një sasi prej 1320 fishekë model 56 , kaliber 7.62mm të paketuara në 2 kuti metalike.
Sipas policisë, dyshohet se armët e sekuestruara ishin për t'u shitur.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com