Bylis fitoi 0-1 me Laçin në transfertë gjatë fundjavës, teksa tri pikët aq të nevojshme në Superligë nuk kanë kaluar pa pasoja te ballshiotët. Sulmuesi Felipe Souza njoftoi në kanalet e komunikimit se ka pësuar një dëmtim të rëndë që do e mbajë jashtë fushave për shumë kohë.
Mësohet se braziliani ka një dëmtim në gju dhe për këtë arsye do i nënshtrohet kontrolleve më të specializuara për të parë nëse duhet t'i nënshtrohet një operacioni.
Në të tilla kushte trajneri Shensoj do duhet të bëjë pa një element shumë të rëndësishëm në ekip. Veç tij, edhe sulmuesi tjetër Antony Beji është jashtë po për shkak të një dëmtimi. Kujtojmë se Souza u bashkua me Bylisin verën e 2022 nga OFI i Cretës.
Me 26 pikë pas 22 ndeshjeve, Bylis mban vendin e tetë në renditje duke rrezikuar të bjerë një kategori më poshtë.