Ka përfunduar java e parafundit në Kategorinë Superiore në futboll. Kur u mendua se Vllaznia ishte e rënë, ekipi shkodran ka edhe një shans tjetër për të mbijetuar, por që nuk varet sërish shumë nga kuqeblutë se sa te rezultati i Partizani-Kamza.
Vëmendja kryesore ishte te ndeshja Kamza-Laçi, por kurbinasit kanë surprizuar dhe kanë fituar 2-1 në transfertë. Ndërsa vetë Vllaznia, edhe pse pësoi gol nga Kukësi, përmbysi shifrat dhe fitoi 2-1 në “Loro Boriçi”.
Partizani shtang Flamurtarin në Vlorë dhe fiton 2-1. Po ashtu, edhe Luftëtari nuk ka falur Skënderbeun, duke fituar 3-1. Edhe për Europë lufta është e hapur deri në fund, sidomos mes Laçit dhe Partizanit, që janë me pikë të barabarta.
Ndërsa Teuta ka fituar thellë 6-2 ndaj Lushnjës dhe ka siguruar matematikisht qëndrimin në Superiore dhe ndeshja e fundit luhet për statistikë.