KURBIN - Laçi do vijojë të jetë pjesë e Superligës së futbollit edhe për sezonin që vjen. Në Kurbin, Laçi fitoi 3-1 kundër Flamurtarit në play-off për sigurimin e një biletë për në elitën e futbollit.
Skuadra e Armando Cungut edhe për shkak se ishte pjesë e elitës dhe e mbylli në vendin e tetë, këtë ndeshje e luante në shtëpi, ndërsa vlonjatët erdhën pasi fituan play-off në Kategorinë e Parë.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 45+4 nga Uilliam që kaloi vendasit në avantazh. Në fraksonin e dytë, konkretisht në të 64 minutë Dajko dërgoi sferën në rrjetën e tij për të barazuar ndeshjen.
Me këto shifra u mbyllën 90 minutat, teksa në shtesë Laçi shënoi dy gola. Uilliam dhe Mjaki shënuan në minutat 110 dhe 117 për rezultatin finale 3-1. Kështu Laçi do vijojë të mbetet pjesë e Superligës, ndërsa Flamurtari do zhvillojë vitin që vjen sezonin e pestë larg elitës së futbollit shqiptar.
Sfida në fushë kishte edhe nervozizëm, me trajnerin e vlonjatëve, Eqerem Memushi që në të 80 minutë doli me karton të kuq. Edhe pas golit të tretë nga Laçi, vlonjatët pretenduan për një pozicion jo të rregullt dhe kërkuan të shihej VAR, me lojën që vijoi dhe Laçi do jetë pjesë e elitës.
Lupus Parthinae Ex Latio, Albanum albanum
Përgjigju