Laçi është rikthyer te fitoret në kampionat pas dy humbjeve pikërisht në sfidën me Partizanin që është edhe kryesuesja e kampionatit. Kurbinasit kanë mposhtur të kuqtë me shifrat minimale 1-0 duke i shkaktuar disfatën e parë pas 8 ndeshjesh, e fundit në Vlorë në javën e 14 të Superligës.
Goli që vulosi takimin u realizua në minutën e 13 nga Shtubina, i cili realizoi saktë me penallti shumë të dyshimtë. Pavarësisht përpjekjeve Partizani nuk deri në fund nuk i ndryshoi dot udhën takimit. Pas 22 ndeshjesh të kuqtë udhëheqin me 46 pikë, 7 më shumë se Teuta e vendit të dytë.
Ndërkohë në Kamzë vendasit kanë marrë një goditje të rëndë në luftën për mbijetesë. Të besuarit e Gjokës janë mposhtur 0-1 nga kundërshtari direkt siç është Kastrioti. Goli që shtangu vendasit erdhi në minutën e 92 nga Ymeraj I cili realizoi një perlë nga jashtë zone.