Laç,'Parkimi' arreston 22-vjeçarin për shitje kokaine/EMRI

Pas një kontrolli të ushtruar gjatë ditës së sotme, policia e Lezhës ka arrestuar në flagrancë shtetasin Jurgen Sokoli, 22 vjeç, banues në Laç pasi posedonte 140 gramë lëndë e dyshuar lëndë narkotike e llojit Kokainë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Lezhë në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë organizuar punën dhe finalizuan më sukses operacipnin e koduar “PARKIMI”.
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip “Land Rover” prane nje karburanti ne aksin Laç-Kurbin është kapur me një sasi prej 140 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, një peshore elektronike, një telefon celular dhe automjeti.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “ Prodhim dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/1 të Kodit Penal.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve!', Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania

'Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve!', Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania