Këngëtarja ekstravagante Lady Gaga është duke frekuentuar një shkollë aktrimi.

Mediat e huaja bëjnë të ditur se Gaga po mendon të nisë një karrierë në fushën e aktrimit duke lënë mënjanë muzikën.

lady gaga

Lady Gaga është shprehur se ky profesion i ri do t’i sigurojë asaj më shumë kohë të lirë për t’iu dedikuar lidhjes aktuale me Taylor Kinney.

Këngëtarja shpreson se së shpejti do të marrë një propozim për martesë nga Kinney.

lady gaga 2

Ndërkohë sa i përket aktrimit ajo mund të jetë pjesë e ndonjë filmi të ri nga regjisori Quentin Tarantinos, i cili ka shprehur vlerësimin për Gagën.

Nuk dihet si është pritur nga “monstrat e vegjël” të Lady Gagës ky vendim i këngëtares së tyre të preferuar.

(xh.k/shqiptarja.com)