Ylli me famë botërore, Lady Gaga po e mer veten më së miri pas ndërhyrjes kirurgjikale.

Së fundmi ajo u shfaq në një karrige me rrota prej floriri 24 karat të punuar nga një dizajnues me emër, nga firma luksoze Mordekai.

lady gaga

Sipas “The Sun”, menaxheri i këngëtares ka thënë se ajo po shërohet shumë shpejt dhe po ja del mbanë shumë mirë.

“Ajo shumë shpejt do të jetë gati për tu kthyer në punë”:-ka thënë më tej Vincent Herbert.

lady gaga

E gjitha kjo është arritur falë regjimit strikt që ka ndjekur Gaga, duke zbatuar më përpikmëri këshillat e mjekëve.

Akoma nuk është bërë e ditur një datë e caktuar por shumë shpejt fansat do të shikojnë idhullin e tyre në skenë.

lady gaga

Gaga për shkak të problemit shëndetësor që pati u detyrua të anulonte turin “Born This Way”, duke zhgënjyer fansat e saj të cilë e prisnin me padurim.

(b.t/shqiptarja.com)