Laert dhe Orik Shyti: Mjaft me etiketimet si anëtarë të 'Hakmarrjes për Drejtësi', gjykata e vërtetoi se ishte shpikje e sajuar nga Berisha

Laert dhe Orik Shyti: Mjaft me etiketimet si anëtarë të 'Hakmarrjes për Drejtësi', gjykata e vërtetoi se ishte shpikje e sajuar nga Berisha

Sali Berisha dhe Orik Shyti

Laert dhe Orik Shyti në një reagim për mediat kërkojnë që të ndalet dhe të mos përdoret më etiketimi i tyre si anëtarë të "Hakmarrjes për Drejtësi". Ata thonë se gjykata vërtetoi që gjithçka ishte shpikje e sajuar nga Sali Berisha. Orik e Laert Shyti fituan pafajësinë pasi dënimet e tyre nga krimet e rënda dhe shkalla e parë u rrëzuan në gjykatën e lartë e cila vendosi rigjykim në apel me një tjetër trupë, e cila vendosi ti jap atyre pafajësi. Pas pafajësisë ata akuzuan ish kryeministrin Sali Berisha si personin që fabrikoi procesin hakmarrja dhe akuzat ndaj tyre. “Hakmarrja për drejtësi” do të artikulohej për herë të parë si organizatë me prirje terroriste dhe me qëllim për të rrëzuar demokracinë shqiptare më 12 tetor të vitit 1996, por pas shumë proceseve u shpallën të pafajshëm. 

Deklarata e plotë e Laert dhe Orik Shytit
Prej më shumë se 20 vjetësh me emërtimin “Organizata kriminale ‘Hakmarrja për Drejtësi’ ” ne jemi identifikuar si themelues dhe anëtarë të saj, bashkë me një grup të gjerë personash që herë tkurrej dhe herë zgjerohej me emra nga radhët e politikës më shumë sesa nga radhët e të ashtuquajturës Botë e Krimit, në varësi të interesave politike dhe, në dukje, mediatike. Kemi tre vjet që jemi qytetarë të lirë dhe të përjashtuar me vendim gjykate nga të gjitha akuzat e ngritura “ligjërisht”, politikisht dhe mediatikisht. Mirëpo, gjatë dy muajve të fundit disa media kanë përdorur kopertinën e vjetër “Hakmarrje për Drejtësi” në kontekste dhe në forma të ndryshme (në emisione TV, në lajme dhe në shkrime të veçanta).

Kjo praktikë vjen në kundërshtim me të drejtat tona të mbrojtura prej vitesh nga gjykatat e tre shteteve evropiane dhe, tashmë, me vendimet të Gjykatave shqiptare të cilat na kanë njohur pafajësinë dhe, njëherësh, kanë shigjetuar për përgjegjësi të drejtpërdrejtë politikën dhe mediat në përndjekjen e paligjshme ndaj nesh. 

Po citojmë fare shkurt pjesë nga vendimet:

“... janë krijuar dokumente për të akuzuar të pandehurit si krijues të platformës “Hakmarrja për Drejtësi” del qartë që procesi është tërësisht i falsifikuar dhe me shkelje të shumta procedurale të bëra në mënyrë të qëllimshme për të krijuara prova...

... është cenuar parimi i prezumimit të pafajësisë (politika, media për vite të tëra dhe në përmasa të jashtëzakonshme kanë nxitur publikun të besonte se të pandehurit janë pjesëmarrës të organizatës “Hakmarrja për Drejtësi...” (Vendimi nr. 08, datë 13.02.’17 i gjykatë së Apelit për Krimet e Rënda, f. 155-156).

 “Kolegji vëren se, me akt ekspertimin grafik, është provuar se krijuesit e dokumentit – zyrtarë të shtetit kanë imituar shkrimin e të gjykuarit Altin Arapi për të krijuar një dokument fals, si platformë të një organizate kriminale të pretenduar/imagjinuar, dhe, për më tepër është provuar nëpërmjet procesverbalit “Për kqyrjen e raftit të librave”, se e kanë futur në apartamentin e marrë me qira, që ta përdornin si provë për fajësimin e të pandehurve. (Vendimi i Gjykatës së Lartë 35, datë 09.03.2016 paragrafi 286)

“Nga aktet del më tej, që procesi gjyqësor kundër ankimuesit dhe të bashkakuzuarve në Shqipëri ka paraqitur dhe paraqet përdorim politik... Mënyra dhe lloji, se si Berisha, i cili pretendon që edhe vetë gjyqtarët e shkalles së parë janë anëtarë të organizatës terroriste, tregon se ka ndërhyrje në proces për të ndryshuar vendimin e shkalles se pare, dhe tregon qartë qe ai me përzierjen e tij ka interesa të tjera nga ato legjitime të një shteti juridik... i gjithë procesi është inskenuar nga klika e Berishës”. (Vendimi i Apelit në Zvicër N462 526/BS,13.09.2004 paragrafi 4.1.2.).

Ju njoftojmë sepse përdorimi publik i emërtimit “Hakmarrja për Drejtësi”, pa iu referuar vendimeve gjyqësore të cituara më sipër, shfaqet si vazhdim i përpjekjeve shumëvjeçare për të bindur publikun se “Hakmarrja për Drejtësi” ka ekzistuar dhe se kemi qenë ne ata që e krijuam dhe jo njerëzit që mbanin uniformën e shtetit të cilët u keqpërdorën nga politika. Vazhdimi i kësaj praktike u kundërvihet të vërtetave të provuara gjyqësisht duke na dëmtuar moralisht dhe, rrjedhimisht, në drejtime të tjera. E rremja na dëmton edhe kur publikohet si gënjeshtër e qëllimshme edhe kur publikohet gabimisht.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hakmarrje: 25/02/2020 14:38

    Berisha nje qen ne morre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen