Laert Haxhiu donte të eliminonte prokuroret, ministri Balla: Qeni që leh s’të ha! Thyem 'kasafortën' e një bande kriminale

Krerët më të lartë të institucioneve, u mblodhën sot në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, pas rrëfimeve të të penduarit të drejtësisë, i cili zbuloi se Laert Haxhia donte të eliminonte dy prokuroret Doloreza Musabelliun e SPAK dhe Merita Selimin e Lushnjës. Në një prononcim për mediat, ministri tha se të gjitha institucionet janë në këmbë për të garantuar sigurinë e çdo qytetari, prokurori e gjyqtarëve.

Këtë situatë ku u zbuluan përpjekjet e një bande kriminale për të vrarë dy prokurore, ministri zgjodhi ta komentojë me një shprehje frazeologjike “qentë që lehin, nuk të hanë”. Ai tha se kanë zbërthyer ‘kasafortën e një bande kriminale’ dhe se do të zbërthejnë edhe të tjera, ndërsa një thirrje e pati për prokurorët e gjyqtarët që të punojnë të qetë e të godasin krimin.

“Jemi takuar sot, nuk është takimi i parë, jemi takuar me kryetarin e KLP për këtë çështje ku kemi diskutuar dhe e kemi bërë publik faktin që kemi diskutuar për çështjen e sigurisë së prokurorëve. Dua që t’i garantoj çdo prokuror dhe çdo gjyqtar se ministria, policia dhe garda janë në krye të detyrës për të garantuar sigurinë e çdo qytetari dhe çdo prokurori e gjyqtari dhe familjarët e tyre. Nuk ndaj të njëjtën mendim me ju se ka mungesë të kuadrit ligjor. Populli shqiptar ka një shprehje të bukur “qentë që lehin, nuk të hanë”. Falë punës së prokurorisë kemi arritur të thyejmë kasaforta e një bande kriminale dhe besojmë se në ditët në vijim do arrijmë të thyejmë edhe të tjerë”, tha Balla.

Ministri tha se brenda një jave do të mblidhen sërish për të diskutuar mbi kërcënimin e prokuorëve dhe gjykatësve nga grupet kriminale. Ai theksoi se kuadri ligjor është i plotë, por se do të punojnë për të ndryshuar dy VKM me qëllim përmirësimin e tyre.

“Do jemi brenda një jave për të filluar zbatimin që do përfshin ndryshim në VKM për të garantuar që çdo gjë të jetë e reflektuar si duhet. Kur bëhet fjalë për SPAK dhe GJKKO do të ketë një vëmendje më të shtuar pasi ligji ja ka dhënë këtë vëmendje. Secila nga institucionet e varësisë që unë drejtoj do të rrisin masat e sigurisë për të garantuar që këto institucione të bëjnë detyrën e tyre. Kur miratohej Reforma në drejtësi kemi thënë se kjo do të shkaktojë dhimbje. Na duhet të mësojmë nga gabimet e të tjerëve për t’i parandaluar. Në këtë diskutim që kemi bërë sot ne do të ftojmë edhe drejtuesin e  SHISH. Në komisionin që vlerëson nevojat për sigurinë e prokurorëve apo gjyqtarëve nuk do të jetë thjeshtë një përfaqësie si ministrit të Brendshëm por do të jem vet i pranishëm. I them çdo magjistrati të punojnë të qetë”, tha Balla.


Lajmi kryesor:

Laert Haxhiu donte t'i eliminonte, pas Doloreza Musabelliut merret në mbrojtje edhe prokurorja Merita Selimi! SPAK kërkon mbrojtje


SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ALCAPO BALKANIT: 02/10/2023 22:12

    Jam dakord me Ballën! Ata janë "bllokuar në bodrumin e ndërtesës dhe niveli i ujit po rritet". Kështu ata kërcënojnë se do të frikësojnë personat në detyrë. Jo vetëm prokurorët, të gjithë duhet të bashkohen dhe të mobilizohen për të zhdukur këtë “kancer” në vend! Nëse jo, ky kancer do të na përfundojë të gjithëve.

    Përgjigju
  • Njoni: 02/10/2023 16:47

    O ball o pall ai kabo gjithoto vrasje Pa lef dhe as njeher. Ti thuj qeni qe lef nuk teha. Kushte ha ai qeni qe fle gjum. Nuk osht qen librazhdi ai . Se në librashd ste has qeni as dhe nje send. Vini policin në ruajte zojes ate shiko.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë