Lafe: 95-vjetori i Kristo Frashërit
vjen me 8000 mijë faqe histori
Më 4 dhjetor, akademik Kristo Frashëri mbush 95 vjeç. Është i pari historian i Shqipërisë që arrin këtë moshë me penë në dorë. Pikërisht në këtë 95-vjetor të ditëlindjes së tij, brenda një viti ka botuar tri libra dhe për tri çështje të mëdha të historisë shqiptare.
Më 4 dhjetor, akademik Kristo Frashëri mbush 95 vjeç. Është i pari historian i Shqipërisë që arrin këtë moshë me penë në dorë. Pikërisht në këtë 95-vjetor të ditëlindjes së tij, brenda një viti ka botuar tri libra dhe për tri çështje të mëdha të historisë shqiptare. Ata janë “Historia e Çamërisë (Vështrim historik); “Kongresi i Përmetit (24-28 maj 1944). Vështrim historik dhe burime dokumentare” dhe “Shqipëria në Konferencën e Paqes në Paris 1946 ( Vështrim historik). Edhe pse në një gjendje të vështirë shëndetësore, historiani Kristo Frashëri vijon të ndjek me vëmendje botimet e ndryshme historike e dokumentare brenda e jashtë vendit, të hulumtojë arkivat dhe të botojë libra që kanë qenë në një proces të gjatë përpunimi e studimi në studion e tij, duke qëndruar në pritje si dorëshkrime gjysmë të gatshme…
Profesor, Emil Lafe, duke i uruar ditëlindjen akademik Kristo Frashërit në emër të Shoqatës së së Gjuhësisë Shqiptare e shoqatës kulturore “Përmeti” shprehet për “Shqiptarja.com” se “Ky shekull i ri ka qenë veçanërisht i frytshëm për historianin tonë të mirënjohur”. Pasi përmend një listë të gjatë veprash, Lafe thotë se akademik Kristo Frashëri ka botuar 26 libra studimorë të veçantë me rreth 8000 faqe shtypi, që janë fryt i erudicionit, i përvojës së tij të gjatë dhe dokumenteve e materialeve të grumbulluara e të sistemuara me kujdes e me durim vite e vite me radhë.” Emil Lafe thekson se studimet historike të Kristo Frashërit shquhen “për objektivitetin shkencor të trajtimit dhe qëndrimin parimor në vlerësimin e faktorit shqiptar në historinë e rajonit e më gjerë; ato dallohen gjithashtu për mbrojtjen e vendosur të së vërtetës historike dhe të interesave kombëtare ndaj shtrembërimeve (të qëllimshme ose jo) të studiuesve të huaj dhe të bëjnë për vete me qartësinë e shtjellimit, me shprehjen dinamike, të rrjedhshme e të pastër, me stilin shkencor të përpunuar”.
Lafe kujton faktin se publiku shqiptar ka admiruar shkrimet e njëpasnjëshme të tij në shtypin masiv, me të cilat prof. Kristo Frashëri ka sqaruar me argumente bindëse të vërtetat historike rreth disa problemeve të mprehta kombëtare e shkencore.
Sipas Emil Lafes “Tërë vepra shkencore e prof. Kristo Frashërit përshkohet nga ndjenja e dinjitetit të lartë kombëtar dhe nga besimi te aftësitë e popullit të vet për të qenë i barabartë ndërmjet të barabartëve në botën e sotme.” Lafe na kujton në ditën e ditëlindjes së historianit të njohur se “Prof. Kristo Frashëri është një vlerë e lartë shkencore kombëtare dhe meriton, në radhë të parë, një përkrahje të përshtatshme e të përhershme shtetërore për t'i krijuar kushte më të mira jetese e pune, për të siguruar botimin e veprave të tij me kritere”.
Profesor Kristo Frashëri ka përfshirë ndër 26 librat e tij historik çdo nyje të qenësihme të historisë kombëtare; që nga etnogjeneza e shqiptarëve te historia e Skënderbeut, te luftrat shqiptaro-turke, luftrat kundër copëtimit të Shqipërisë, historitë e tranzicionit deri te veprat që përfaqësojnë kthesa të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar në dy shekujt e fundit
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
55%
-
Jo
38.2%
-
Nuk e di
6.8%
Vota total: 2427
Lajme të tjera
-
Teuta, zonja që na pret në 'Opera'! 22 vjet në Teatër: Është shtëpia ime e dytë! Rrëfen sjelljen e artistëve dhe të politikanëve spektatorë: Ja, i preferuari im!
30 Mars, 19:27
-
Skënder Minxhozi: Shihni garën e Tiranës që të kuptoni ‘efektin Berisha’
30 Mars, 19:25
-
Sondazhi në Report Tv/ Gjikondi: Shqiptarët të ‘uritur’ për një lider të ri të opozitës! Burimi: Meta po përfiton në kurriz të Berishës
30 Mars, 19:21
-
Gara për Tiranën/ Bejko: Me Këlliçin kemi qenë brenda një PD-ja, Berisha na ndau
30 Mars, 19:11
-
Berisha falënderoi kandidatin e PD në Krujë për tërheqjen, Bejko: Tregues se fshihet pas këtij vendimi
30 Mars, 19:02
-
Plagosi me armë zjarri 60 vjeçaren, policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e ngjarjes në Lushnjë (EMRI)
30 Mars, 18:55
-
Kuvendi miraton me 70 vota pro ligjin për tatimin mbi të ardhurat
30 Mars, 18:37
-
Evropiani i tenistëve të vegjël mbahet në Shkodër, mbi 60 sportistë të vegjël për 4 ditë në Shqipëri: E donim fitoren, por u kënaqëm me mikpritjen
30 Mars, 18:31
-
Bejko në Report Tv: Bashkëpunëtorët e mi nën terrorin e Berishës! Nëse s’do pranoja kandidaturën, Alibeaj do jepte dorëheqjen
30 Mars, 18:28
-
I plagosën motrën me armë zjarri, flet vëllai i 60 vjeçares në Lushnjë: Ishim në gjyq sot për tokën, na bënë pritë kur po vinim në shtëpi
30 Mars, 18:25
-
Pësoi dëmtimin që i kushtoi sezonin, Armando Broja nis stërvitjet në palestër pas operacionit në gju
30 Mars, 18:10
-
I emëruar nga Biden për ambasador i SHBA në Tiranë, Kostelancik flet para Kongresit: Çojmë para reformën në drejtësi! Luftë korrupsionit dhe bashkëpunim në mbrojtje kibernetike
30 Mars, 18:08