/ATSH-AFP/ - Drejtoresha e përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Christine Lagarde vlerësoi sot se ekonomia e vendeve aziatike po shënon sukses të kënaqshëm në një kontekst paqëndrueshmërie të krijuar në tregje nga ngadalësimi i ritmit ekonomik të Kinës, ekonomisë së dytë në rang botëror.
Pavarësisht presioneve të jashme dhe ngadalësimit të aktivitetit ekonomik në Azi, ky rajon po ia del më së miri mbanë dhe do të mbetet një burim kryesor i rritjes ekonomike botërore, deklaroi drejtoresha e FMN-së gjatë një vizite në Xhakarta.
Tregjet vijojnë të shënojnë rënie këtë javë për shkak të ngadalësimit të motorrit të rritjes ekonomike botërore duke rezultuar me shitjen në masë në qendrat e bursës nga Tokio në Nju Jork si dhe në Paris.
Lagarde e cila u shpreh gjatë konferencës së përbashkët organizuar nga FMN-ja në kryeqytetin indonezian se luhatjet e fundit kanë nxjerrë në pah suksesin e jashtëzakonshëm krijuar nga ekonomitë aziatike me krijimin e një barriere ndaj disavantazheve të luhatjeve në sfond.
"Tashmë situata është në fazë ndryshimi dhe të gjithë e ndjejmë ndikimin e ribalancimit dhe tranzicionit të Kinës drejt një modeli ekonomik të rishikuar", komentoi drejtoresha e FMN-së.