Lagarde-grekëve: Paguani taksat
më shume më dhimbsen afrikanët

Lagarde-grekëve: Paguani taksat<br />më shume më dhimbsen afrikanët
Me një gjuhë të ashpër dhe të pazakontë shefja e FMN ka dhënë një paralajmërim të fortë për Greqinë duke përdorur për herë të parë dhe doza të qarta ironie. Lagardë ndërsa bëri thirrje për qytëtarët grekë të pagujnë dhe mos të përpiqen tu shmangen taksave,  u shpreh se është më shumë e shqetësuar për gjendjen e fëmijëve në Afrikë,  se për grekët që po shmangen nga detyrimet.
Në një intervistë për britaniken “Thë Guardian”Lagarde ka bërë thirrje që e vetmja rrugë që Greqia të shpëtojë nga kriza është të paguajë të gjitha borxhet.
“Greqia është zotuar se do t’i zbatojë masat shtrënguese në këmbim të planit të shpëtimit prej miliarda eurosh. Por marrëveshja duket e kërcënuar tani pas përfundimit të raundit të parë të zgjedhjeve” tha Lagarde.

“ Prindërit grekë nuk paguajnë taksat, nuk mendojnë për dëmin që u bëjnë fëmijëve dhe të ardhmes së tyre. Ata duhet të ndihmojnë veten e tyre në mënyrë kolektive", shprehet Lagarde.
E pyetur sesi mund të arrihet kjo, ajo përgjigjet: "Me pagesën e tatimit nga të gjithë."
Ajo shtoi më tej se  “ më shumë mendoj për fëmijët e një fshati të vogël në Nigeri që kanë mësues vetëm dy orë në ditë dhe ndajnë një karrige për tre vetë dhe janë të etur për të marrë më shumë dije. Aty punon mendja ime gjithë kohem” tha Lagarde. "Sepse unë mendoj se ata kanë nevojë vërtet për ndihmë edhe më shumë se njerëzit në Athinë"-shton ajo.  Lagardë përsëriti se FMN nuk ka ndër mend të zbusë kushtet e paketës shtrënguese për Greqinë.
(ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës