Rindërtimi pas tërmetit/ Veliaj poston videon: Thuajse gati terreni për lagjen e re në Vaqarrr

Bashkia e Tiranws po punon për ndërtimin e lagjes më të re në Tiranë në Vaqarr, ku do të strehohen gjithë banorët e zonave përreth të cilëve u janë dëmtuar shtëpitë nga tërmeti.

Kryebashkiaku Erion Veliaj disa ditë më parë inspektoi punimet në këtë zonë, ndërsa sot përmes një statusi me një video në rrjetet sociale thotë se terreni për lagjen e re Qendër-Vaqarr është thuajse gati falë punës pa ndërprerje 24 orë.

"24/7 Thuajse gati terreni për lagjen e re Qendër-Vaqarr, vetëm 1.5 km nga Kombinati! Tirana100  Rindërtimi", shkruan Veliaj.

Banorë të Vaqarrit, Kombinatit dhe rrethinave, shtëpitë e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit do vendosën në një rezidencë me vileta druri një katëshe, që do të përfundojë ndërtimin brenda pak ditëve. Lagjes më të re në kryeqytet, që është vetëm 1.5 km larg nga Kombinati, do t'i mundësohet edhe transporti publik, duke shtuar një stacion për linjën e Kombinatit si dhe fasilitete të tjera për fëmijët dhe të rriturit që do të jetojnë aty.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bab Dud Karbonara: 09/01/2020 20:12

    Ore sheshe duam, hapsira të sherojme shpirtin duke mare fryme dhe jo ndertime . Na moret frymen me ndertime. Pjerdh në shtepi te degjon komshiu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë