Lagjet e shkatërruara të Lezhës, Pjerin Ndreu: Bashkia ka degraduar, të shkruajmë një histori të re

Lagjet e shkatërruara të Lezhës, Pjerin Ndreu: Bashkia ka degraduar, të shkruajmë një histori të re

“Është një situatë skandaloze, në zemër të qytetit që nuk e gjen as në fshatin më të humbur të Shqipërisë”. Kështu e ka komentuar kandidati socialist për Kryebashkiak të Lezhës, Pjerin Ndreu, situatën me infrastrukturën e qytetit, ndërsa është ndalur me kameran e ERTV-së në një prej lagjeve qëndrore ku infrastruktura është në gjendje të rëndë. Në pamje tregohet lagjia qëndrore “Besëlidhja” të Lezhës, e pasistemuar dhe pa standardet më minimale të infrastrukturës rrugore.

“Pamjet flasin se si në zemrën e qytetit, në lagjien “Besëlidhja”, Bashkia nuk ka bërë dot as 80 metra rrugë. Edhe gropat i kanë mbyllur me dheun, cfarë tregon për paaftësi totale dhe keqmenaxhim të taksave dhe granteve. Vetëm për 2018 Bashkia Lezhë ka një perfomancë skandaloze, pasi vetëm 4 % e ka përdorur për investime dhe për rroga. Ka degraduar nga bashki shërbimi në bashki punësimi, duke punësuar militantët dhe njerëz me lidhje miqësore e familjare”, tha Ndreu.

“Plani im emergjent është vendosja e një strukture të re funksinale në bashki, ku duhet rikompozuar mënyra e të vepruarit dhe komunikuarit me njerëzit. Duhet një politikë shumë agresive me mirëmenaxhimin e fondeve. Lezha ka shumë potencial, është fenomen turistik dhe në kulinari. Ne do të marrim në dorë qytetin, do e ridizenjojmë dhe do bëjmë një ndryshim radikal, edhe në njësitë administrative ku investmet janë në nivelin zero. Aty ka probleme me ujësjellës, kanale që nuk janë prekur fare. Bashkia është një godinë që nuk pret njerëz, nuk zgjidh problem të banorëve. Ne do të ndërtojmë një bashki ku çdo njeri do të ketë detyrën t’i përgjigjet qytetarëve”, shtoi ai.

Ndreu theksoi se tashmë ka gati një program të hartuar pas konsultimeve me 14 tryeza sipas fushave të interesit. “Të gjithë janë dakord se në Lezhë nuk është punuar, duhet ndërtuar një histori e re, sepse askund më shumë se në Lezhë nevoja e ndryshimit nuk shihet. Ajo që është e qartë, ne kemi marrë mbështetje për të ndërhyrë në këtë gjendje skandaloze, me njerëz që paguhen në Bashki, por jetojnë jashtë shtetit. Kjo është një histori banale që duhet të marrë fund”,tha kandidati socialist./ Lexo.al

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë