Lajçak: Do ftoj kryenegociatorët për të diskutuar hapat e ardhshëm! Kurti e Vuçiç ishin të gatshëm për zbatimin e marrëveshjes, por kishin mospajtime për modalitetin

I dërguari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë me dije se do të ftojë kryenegociatorët e dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, për të diskutuar hapat e ardhshëm.

Në një postim në Facebook  Lajçak shkruan se mirëpret faktin që Kurti dhe Vuçiç treguan gatishmëri për zbatimin e marrëveshjes, megjithëse nuk arritën të bien dakord për modalitetet.

Ai ka thënë se të dy palët kanë pasur pyetje e komente, duke shtuar se shpreson se do të sqarohen gjatë javëve të ardhshme. Emisari i BE-së përmendi edhe Asociacionin  e komunave me shumicë serbe, duke thënë se po kërkojnë opsione moderne evropiane.

Ai shton se Asociacioni nuk është vetmja çështje që ka nevojë për zbatim, pasi edhe Serbia ka obligime të pazgjidhura. Sipas tij, fokusi tani duhet të jetë në avancimin e zbatimit të marrëveshjes pa parakushte apo vonesa.

E mirëpres që të dy liderët treguan gatishmëri për zbatimin e Marrëveshjes, megjithëse nuk arritën të bien dakord për modalitetet. Ata kishin komente dhe pyetje për propozimin evropian për statutin për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, të cilin ua kemi paraqitur gjatë misionit tonë të përbashkët të shtunën e kaluar. Shpresoj se do të jemi në gjendje të sqarojmë pyetjet dhe shqetësimet e hapura në javët në vijim. Statuti ynë propozon një mënyrë moderne evropiane për të trajtuar çështjen e ndjeshme të mbrojtjes së pakicave në përputhje me praktikat dhe standardet më të mira evropiane dhe nuk i kalon kufijtë e kuq të Palëve siç janë përcaktuar më parë. Por ky nuk është i vetmi element që ka nevojë për zbatim. Edhe Serbia ka shumë obligime të pazgjidhura nga Marrëveshja dhe ne duhet të shohim që zbatimi të përparojë paralelisht, në mënyrë që edhe Kosova edhe Serbia të marrin atë që kanë rënë dakord. Fokusi tani duhet të jetë në avancimin e zbatimit të Marrëveshjes pa parakushte apo vonesa. Siç u shpreh qartë tre liderët evropianë, formalitetet nuk duhet të pengojnë këtë proces të rëndësishëm. Me këtë në mendje, unë do të ftoj kryenegociatorët së shpejti në Bruksel për të diskutuar hapat e ardhshëm”, shkroi Lajçak në Facebook.

 

S.S/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë