Lajçak: Kurti dhe Vuçiç bënë hapin e rëndësishëm drejt Asociacionit, Drafti s’ishte final por pikënisje

Lajçak: Kurti dhe Vuçiç bënë hapin e rëndësishëm drejt Asociacionit, Drafti s’ishte final por pikënisje

Vuçiç dhe Kurti

“Palët bënë hap të rëndësishëm dhe simbolik drejt themelimit të Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe”. Kështu e përmblodhi pjesën kryesore të takimin të Nivelit të Lartë më 2 maj në Bruksel ndërmjet Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndërmjetësi sllovak i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Këtë vlerësim ai e dha në një shkresë në Facebook ku përmblodhi gjithashtu javën e tij të punës.

Për Draft-Statutin e paraqitur nga Ekipi Menaxhues, Lajçak u shpreh se ai “nuk ishte final”, por se shpalosja fillestare e saj “ishte pikënisje e rëndësishme për takimin e ardhshëm në nivel kryenegociatorësh”; takim ky i cili pritet të mbahet gjithashtu këtë muaj ndërmjet Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqit.

Po ashtu, Lajçak foli edhe për Deklaratën për Personat e Pagjetur e cila u miratua nga liderët, për të cilën ujdi u shpreh “i kënaqur” që tashmë është arritur pajtim “për të qartësuar vendndodhjet” e njërëzve të zhdukur gjatë luftës. “Ne mirëpresim miratimin e Deklaratës për Persoant e Pagjetur dhe presim përparim në mbylljen e çështjes së mbetur të personave të pagjetur. Kjo jo vetëm që do t’u ndihmojë familjeve të gjejnë pa1qqe por edhe të çojë përpara normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

“Ngjarja më e madhe e javës ishte padyshim Takimi i Nivelit të Lartë i thirrur nga Përfaqësuesi Lartë i BE’së për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe i asistuar nga unë, që ndodhi të marten. Presidenti Vuçiq dhe Kryeministri Kurti u takuan në Bruksel për të diskutuar çështjen kyçe për personat e pagjetur. Jam i kënaqur që të dy liderët janë pajtuar për të punuar bashkërisht në qartësimin e vendndodhjeve të njerëzve që janë zhdukur gjatë luftës. Ne mirëpresim miratimin nga palët të Deklaratës së Personave të Pagjeturr dhe presim që të ketë përparim në mbylljen e kësaj çështje të mbetur për rastin e personave të humbur. Kjo jo vetëm që do të ndihmojë familjet e tyre të gjejnë paqe por edhe do të avancojë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Lajçak.

“Palët gjithashtu bënë një hap të rëndësishëm dhe simbolik drejt themelimit të Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe. Megjithëse drafti i parë i paraqitur nga ekipi drejtues nuk është përfundimtar, ai është një pikënisje e rëndësishme për diskutimet e ardhshme në nivelin e Kryenegociatorëve”, ka shkruar mes tjerash ai.

Kritika e menjëhershme e BE'së pas takimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi menjëherë pas takimit për "dekomisionimin", përkatësisht shpërbërjen, e Ekipit Menaxhues përgjegjës për draftimin e Statutit të Asociacionit të Komunave të Banuara me shumicë serbe, për çka arsyetonte se tashmë "funksioni dhe misioni" i këtij Ekipi Menaxhues ishte konsumuar. Përveç kësaj, ata kishin shpaluar një draft-Statut "në themel anti-kushtetues" dhe që pasqyronte "një dëshirë të zjarrtë për Republikë Serbe" në Kosovë, kishte thënë Kurti. Por, reagimi i BE'së ishte i menjëhershëm.

Me shpërbërjen e Ekipit Menaxhues pala kosovare “shkeli germën dhe frymën e marrëveshjeve të Dialogut”, ka thënë zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, në një përgjigje me shkrim dërguar Nacionales. Madje Stano e quan “vendim të raportuar të Kosovës” duke lënë të kuptohet se nuk kanë pranuar një vendim të tillë në kuadër të dialogut të fascilituar nga BE. Zëdhënësi shprehet se ky Ekip Menaxhues “duhet të qëndrojë në vend” deri në miratimin përfundimtar të një statuti të Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe.

“Në lidhje me vendimin të raportuar të Kosovës për të shpërbërë Ekipin Menaxhues, marrëveshjet në Dialog qartësisht thonë se Ekipi Menaxhues duhet të qëndrojë në vend deri kur të miratohet statuti i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Kjo nuk është ende rasti. Drafti i parë për statutin u paraqit nga Ekipi Menaxhues më 2 maj në Dialogun e Nivelit të Lartë, që tash nis procesin e negociatave. Prandaj, vendimi për të shpërbërë Ekipin Menaxhues shkel germën dhe frymën e marrëveshjeve të Dialogut. Për çfarëdo vendimi që ka të bëjë me Ekipin Menaxhues duhet të ketë pajtim brenda kornizës së Dialogut të Lehtësuar nga BE”, tha Stano për Nacionalen.

Stano më tej tregon se në vijim Përfaqësusesi Special i BE’së i ngarkuar me çështje të dialogut, Miroslav Lajçak, do të ftojë kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, për të nisur negociatat mbi statutin e Asociacionit. E madje, ai thotë edhe se vetë Përfaqësues i Lartë Josep Borrell u ka thënë liderëve më 2 maj se nëse është e nevojshme do të ftohen edhe ata për t’u bërë pjesë e procesit të negociatave mbi statutin.

“Lehtësues i BE’së do të ftojë kryenegociatorët dhe ekspertët e tyre për të nisur mbi statutin. Presim nga të dyja Palët të angazhohen konstruktivisht dhe në frymë të mirë, dhe të konkludojnë negociatat shpejtë. Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, u ka thënë Palëve më 2 maj që të ftohen për të marrë pjesë në proces nëse është e nevojshme, gjë që do të përcaktohet nga Lehtësuesi i BE’së”, tha Stano për Nacionalen./Nacionale

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane