Lajçak: S'është i rëndësishëm vetëm caktimi i takimit, bisedimet Kosovë-Serbi duhet të prodhojnë rezultate

Lajçak: S'është i rëndësishëm vetëm caktimi i takimit, bisedimet Kosovë-Serbi duhet të prodhojnë rezultate

I dërguari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak

I dërguari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, tha të enjten se udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë janë shprehur të gatshëm të vazhdojnë procesin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve, por më e rëndësishmja është që të sigurohen rezultate nga ky proces.

Ai qëndroi të enjten në Prishtinë në kuadër të përpjekjeve për të organizuar një takim te ri ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Lajçak tha se nuk është i rëndësishëm vetëm caktimi i takimit.

“Kësaj radhe synimet tona janë ndryshe dhe nuk ka të bëjë vetëm me organizimin e takimit, por edhe për t’u pajtuar se cili do të jetë rezultati", tha Lajçak i cili para se të shkonte në Prishtinë, qëndroi në Beograd për të diskutuar me presidentin serb.

Kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiç, u takuan dy herë gjatë verës, por pa ndonjë përparim. Javën e kaluar ministrat e Jashtëm të BE-së bënë thirrje për “angazhim konstruktiv të palëve” për një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve.

Aktualisht palët vazhdojnë të kenë qëndrime tërësisht të ndryshme për temat që duhet të diskutohen në bisedime nëse ato vazhdojnë. Prishtina thotë se tema kryesore duhet të jetë ajo e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur gjatë luftës. Serbia ngulë këmbë që të diskutohet për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Vëzhguesit thonë se edhe nëse do të ketë ndonjë takim të ri, vështirë të pritet ndonjë përparim, ndërkohë që Serbia, e cila kundërshton pavarësinë e Kosovës, do të mbajë zgjedhjet e reja presidenciale e parlamentare në pranverën e vitit të ardhshëm.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Www: 26/11/2021 08:26

    Shteti jot te njoh Kosoven sa me shpejt

    Përgjigju
  • Iris: 26/11/2021 03:19

    Mos ki hic merak se duke prodhuar rezultat jane,do prodhojne me shume se drufrutoret,se fushat me grure e skutat me kanabis te mara se bashku,do ua kalojne per nga <<rendimenti>> dhe bisedimeve Izrael-Palestine!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë