Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, do të takohet gjatë ditës me këshilltarët diplomatikë të liderëve të Francës, Gjermanisë dhe Italisë, bëjnë të ditur burime nga Brukseli. Sipas këtyre burimeve, në takim do të jetë edhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Ky takim i jashtëzakonshëm pason një sulm ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë në veri të Kosovës, të dielën, më 24 shtator, ku mbeti i vrarë një polic. Sulmuesit janë të kombësisë serbe.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sulmi është kryer në fshatin Banjskë të Zveçanit dhe se ka edhe të lënduar. Më vonë gjatë ditës, tre sulmues u vranë dhe gjashtë persona u arrestuan.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se grupi i sulmuesve është “formacion terrorist dhe kriminal”. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili iu drejtua publikut të dielën në mbrëmje, i hodhi poshtë këto pretendime, duke thënë se serbët e Kosovës u rebeluan “duke mos dashur të vuajnë më terrorin e Kurtit”.
Bashkësia ndërkombëtare e dënoi këtë sulm. Lidhur me këtë, Bashkimi Evropian doli dy herë me komunikata. Kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, e vlerësoi sulmin si agresion, dhe aktin si "terrorist"./REL
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si i gjen shqiptarët 111- vjetori i shpalljes së pavarësisë?
-
Të bashkuar
38.8%
-
Të ndarë
50.3%
-
Nuk kam mendim
10.8%
Vota total: 1033
Lajme të tjera
-
Gjermania regjistroi rreth 1 mijë incidente antisemitike që nga 7 tetori
28 Nëntor, 12:46
-
Stoltenberg: Stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është i rëndësishëm për gjithë Europën, do të bëjmë gjithçka për sigurimin e stabilitetit
28 Nëntor, 11:50
-
17-vjeçari shqiptar dorëzohet në policinë gjermane: Kam vrarë një njeri
28 Nëntor, 08:32
-
FOTO/ Luani dhe arinjtë në Kosovë luajnë me dëborë, vizitorët shijojnë pamjen
28 Nëntor, 08:16
-
Aksidenti me 3 të vdekur në Shqipëri zbulon bashkëpunëtorin e vrasjes së arkitektit në Itali! Detaje, si policia ra në gjurmët e Mërgim Lazrit! Pritet ekstradimi
27 Nëntor, 23:00
-
Lorik Cana dhuron bustin e Skënderbeut për qytezën arbëreshe në Itali: Në rrugëtimin e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore
27 Nëntor, 22:08
-
BIRN: Rusia dhe Kina përmes dezinformimit duan të pengojnë integrimet euro-atlantike të Kosovës
27 Nëntor, 18:58
-
Çështja ‘Beleri’/ Gjermania ‘rrëzon’ Greqinë: Qëndrimi i Athinës, i papranueshëm! Të mos pengohet rruga e Shqipërisë drejt BE
27 Nëntor, 16:39
-
O'Brien: Shkaktimi i trazirave në veri të Kosovës nënkupton përballje me NATO-n
27 Nëntor, 15:46
-
Stoltenberg: Po e shqyrtojmë praninë e “qëndrueshme” në Kosovë! Prishtina e Beogradi të mos rrisin tensionet
27 Nëntor, 13:33
-
Itali/ Pjesë e grupit 'Poter-Al', sekuestrohen pasuritë miliona euro të trafikantit shqiptar (EMRI)
27 Nëntor, 13:30
-
Raporti për dezinformatat: Rusia po synon të nxisë luftë në Kosovë
27 Nëntor, 12:58