Ditën e nesërme në orën 11:00, i deleguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të vizitojë Serbinë dhe do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Lajçak e ka konfirmuar vetë ardhjen e tij në Serbi dhe Kosovë gjatë një intervistë për Kanal 10. Ai tha se javët e ardhshme do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Ai tha se me Kurtin dhe Vuçiç do të diskutojë për zbatimin e marrëveshjes për targat e arritur së fundmi, si dhe për hapat e ardhshëm drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve në përputhje me planin franko-gjerman.
Sipas “Novostit”, Lajçaku dhe Vuçiç do të flasin edhe për emërimin e Nenad Rashiqit si ministër për Komunitete dhe Kthim. Novosti shkruan se nga takimi me Lajçakun pritet që Vuçiqi të vendosë nëse do të shkojë në Tiranë për Samitin BE- Ballkani Perëndimor.
Gjithashtu ai foli edhe për afatet kohore për marrëveshje, bazuar në propozimin e ashtuquajtur franko-gjerman, i cili tha se nëse ekziston vullneti, çështja mund të përmbyllet brenda javësh.
“Ne besojmë se nuk duhet të shpenzojmë shumë kohë për këtë propozim dhe për këtë marrëveshje. Nëse palët janë të përkushtuara, serioze dhe të gatshme, kjo mund të përmbyllet brenda javësh”, tha ai.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria mbetet me një Gjykatë Apeli në Tiranë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
34.8%
-
Të gabuar
56.1%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 1231
Lajme të tjera
-
Ministri i Jashtëm i Serbisë në SHBA, vizitë treditore në Uashington
1 Shkurt, 15:40
-
Albin Kurti: Asociacioni njëetnik në Kosovë nuk është i mundur! Serbia po të dojë le ta provojë në shtëpinë e saj
1 Shkurt, 14:40
-
Ben Andoni: Sa herë Kosova gjendet në vështirësi, Tirana është në tollovi
1 Shkurt, 11:10
-
Eksperti britanik i marrëdhënieve ndërkombëtare: Vuçiç po përpiqet të destabilizojë Kosovën për të larguar vëmendjen nga problemet në Serbi
1 Shkurt, 10:09
-
Kosovë/ Sektori privat 'i diskriminuar' nga ndihma e shtetit
1 Shkurt, 09:21
-
Samiti BE-Ukrainë do të mbahet në Kiev gjatë kësaj jave
31 Janar, 22:48
-
Reagon Lista Serbe: Asociacioni duhet të ketë kompetenca ekzekutive!
31 Janar, 19:20
-
Një kujtim i shëmtuar me Presidentin e Kroacisë!
31 Janar, 17:37
-
Dorëzohet në Parlamentin Evropian draft-raporti për Kosovën: Procesi i integrimit në BE do varet nga normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë
31 Janar, 16:11
-
Kurti tha se nuk do ketë kushte për negociata, reagon BE: Asociacioni dhe marrëveshjet e tjera të zbatohen pa vonesa e pa kushte
31 Janar, 12:56
-
Intervistë/ Historiani Paskal Milo: Takimi i Ambasadës së SHBA-së s`është kundër Kurtit, të formohet Asociacion evropian
31 Janar, 11:38
-
Takimi në Prishtinë për Asociacionin, ambasadori i SHBA: Nuk mbështesim marrëveshje që kërcënon sovranitetin e Kosovës
31 Janar, 09:00