Një aksident me pasojë vdekjen e një kalimtari është regjistruar këtë të martë në aksin rrugor Roskovec-Fier. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 10:00 në Zharrëz ndërsa viktimë ka mbetur shtetasi një 48-vjeçar, banues në Zharrëz, i cili ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Fier.
Viktima raportohet se ishte duke kaluar rrugën kur u përplas nga mjeti tip "Benz" kamion i drejtuar nga Festim Toska 43 vjeç.
Një aksident me pasojë vdekjen e një kalimtari është regjistruar këtë të martë në aksin rrugor Roskovec-Fier. Viktimë ka mbetur një 48-vjeçar, banues në Zharrëz, i cili ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Fier.
Për “Report Tv” ka folur vëllai i viktimës, i cili është shprehur se 48-vjeçari është përplasur sapo ka kaluar rrugën.
Vëllai ka qënë duke pirë kafe dhe pastaj është goditur me makinë. Sa ka shkuar në spital ka vdekur. Ka qënë anës rrugës në trotuar dhe sa ka hedhur hapin e parë është përplasur. Shoferit nuk i kanë mbajtur frenat dhe nuk ka frenuar dot në kohë. Pastaj ka ardhur policia dhe ka kryer veprimet e veta.
Ka thënë për Report TV, vëllai i viktimës
Komente












