Kapet dhe arrestohet nga Policia e Gjirokastrës një i shumëkërkuar, i dënuar me 6 vjet burg për kultivim droge. Ai është Fatmir Zhupa, 42 vjeç nga Salaria e Tepelenës. Burime konfidenciale bëjnë të ditur për Report Tv se arrestimi i tij u bë pas një operacioni ndjekjeje nga ana e uniformave blu të Gjirokastrës në lagjen "18 shtatori".
Zhupa konsiderohet si një ndër personat më të kërkuar nga policia shqiptare, ndërsa arrestimi i tij u bë në banesën që e kishte marrë me qira pas shkollës 9 vjeçare “Koto Hoxhi”.
Fatmir Zhupa
Njoftimi i policise
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër u bë ndalimi i shtetasit në kërkim:
- Fatmir Zhupa, 42 vjeç, banues në Gjirokastër.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Përmet me nr.vendimi 54/22-2016-38, datë 14.12.2016, e ka dënuar me 6 vjet burgim për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike e kryer në bashkëpunim”.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Përmet për veprime të mëtejshme, neni 284/2, i Kodit Penal.