Trafik armësh/ Tentonte të kalonte kufirin me autobus, suedezi kapet me 19 pistoleta në çantë (VIDEO-FOTO)

Shkodër- Kontrolli në pikën kufirare të Muriqanit ka nxjerrë zbuluar një shtetas suedez. Shqiptarja.com dhe Report Tv mësojnë se ai është arrestuar pak minuta më parë pasi gjatë kontrollit në autobusin e linjës “Kosovë -Gjermani” u kap me 19 pistoleta.

Shtetasi Sebastian Vall, 21 vjeç, banues në Suedi, në momentin e ndalimit ka deklaruar se armët i kishte blerë në Kosovë, por nuk kishte asnjë dokument për ta vërtetuar një gjë të tillë. Destinacioni i tij final ishte Gjermania. Policia e Shkodrës po e merr në pyetje, ndërsa dyshohet që ai të jetë përfshirë në trafik armësh.

 

Pistoletat e sekuestruara

Njoftimi i policisë

Muriqan, Shkodër

Tenton të trafikojë armë zjarri, arrestohet nga Policia 21 - vjeçari nga Suedia.

Sekuestrohen 19 armë zjarri "Pistoletë".

Krahas masave për përballimin e fluksit, krijimin e lehtësirave ligjore me qëllim shmangien e radhëve dhe ofrimin e një shërbimi sa më cilësor e në kohë për turistët dhe gjithë pushuesit që vijnë në Shqipëri për sezonin veror, shërbimet e Policisë Kufitare Muriqan kanë rritur edhe kontrollin në drejtim të parandalimit dhe goditjes së paligjshmërisë, kryesisht trafiqeve të paligjshme që mund të kryhen duke përfituar nga fluksi i madh.

Si rezultat i shtimit të kontrolleve duke përdorur edhe qentë antidrogë dhe antieksplozivë është bërë e mundur që të konstatohet dhe goditet një rast i trafikimit të armëve të zjarrit.

Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Muriqan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit :

- Sebastian Vall, 21 vjeç, banues në Suedi. 

Në PKK Muriqan në dalje gjatë kontrollit të detajuar në vijën e dytë, në çantën e 21 - vjeçarit suedez, i cili udhëtonte si pasagjer në autobuzin e linjës “Kosovë -Gjermani”, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 19 armë zjarri tip “pistoletë”, kalibër 7.65. 

Veprimet po vijojnë nga Specialistët e Departamentit të Policisë Kriminale dhe të Policisë Shkodër për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti të trafikut të armëve. 

Materialet do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” parashikuar nga neni 278/a i Kodit Penal




 

Pistoletat e sekuestruara

Arrestimi i tij vjen në një kohë kur qyteti i Shkodrës është tronditur nga disa ngjarje kriminale. Më i fundit ai i ekzekutimit të kunatit të Lul Kullës, Fatbardh Lici, ngjarje kjo e tipit mafioz. Ndërsa tre javë më parë u ekzekutu në makinë ish0polici Boran Bërçana, dhe bashkëjetuesja e tij Silvi Ndocaj. Të dyja këto ngjarje të rënda janë ende të pazbardhura.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)