Shkarkohet drejtori i portit të Durrësit, Afrim Bakaj. Lëvizja e tij nga posti vjen pas kërkesës që ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku i ka bërë bordit mbikëqyrës.
Në vend të tij është emëruar Agron Tare, vëllai i Igli dhe Auron Tares. Më herët Agron Tare ka mbajtur detyrën e konsullit të Përgjithshëm të Shqipërisë në Stamboll.
Vala e shkarkimeve pas ardhjes së ministres së re të Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku nisi ditën e djeshme me drejtorin e OST-së dhe vijoi sot me drejtorin e ARRSH-së pas skandalit me firmën 'DH Albania', e cila fitoi dy tendera nga këto dy institucione me vlerë 30 milionë euro.
Në vendin e Afrim Qendros në krye të ARRSH-së u vendos ish-ministrja Sonila Qato (shiko këtu), ndërsa te OST-ja Skerdi Drenova, i cili zëvendësoi Klodian Gradecin(shiko këtu)

Komente


Vellai Igli Tares e I Auron Tares Familje e mire me gjithe baben
Përgjigju