Jep dorëheqjen drejtori i OST-së, ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i OST-së, ja kush e zëvendëson

Klodian Gradeci

TIRANE-Drejtori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit Klodian Gradeci ka dhënë dorëheqjen nga detyra pas skandalit me firmën ‘DH Albania’. Ndërkohë që në vendin e tij ministrja e re e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka propozuar Skerdi Drenovën. Vendimi për emrin e ri të drejtuesit të institucionit pritet që të merret nga Bordi i OST-së. Skerdi Drenova më parë ka mbajtur postin e drejtorit të INUV-it në Tiranë.

Kjo lëvizje vjen pas skandalit të tenderit 12 kW për linjën Burrel-Peshkopi që iu dha kompanisë DH-Albania. 

Skandali me firmën ‘DH Albania’
Firma ‘DH Albania’ fitoi dy tendera me vlerë 30 milionë euro në fund të vitit të kaluar, 18 milionë për ndërtimin e lotit të parë te Unaza e Re dhe 12 mln euro nga OST-ja për ndërtimin e linjës së tensionit 220 kw Burrel-Peshkopi. Pas publikimit të skandalit të dy tenderat u anuluan, ndërsa prokuroria ka nisur hetimet. Pak ditë më parë në prokurori dëshmuan Klodian Gradeci, që sot ka paraqitur dorëheqjen dhe drejtori i ARRSH-së, Afrim Qendro, ndërkohë që në pyetje janë marrë edhe anëtarët e vlerësimit të ofertave të dy institucioneve.

Momentalisht për këtë çështje vijon të jetë në kërkim policor administratori i kompanisë “DH-Albania” Avdjol Dobi. Dyshimet mbi Dobin bien se ka falsifikuar dhe ka përdorur më pas një vërtetim të lëshuar nga departamenti i shtetit të Delaëare, ku tregohej se kompania “Dunëell Haberman”, e cila pretendohet se është mëma e firmës shqiptare “DH-Albania”, nuk kishte detyrime financiare në SHBA.

Për këtë çështje Avdjol Dobi është thirrur në muajin dhjetor 2018 në ambjentet e Autoritetit Rrugor Shqiptar në Tiranë, ku gjatë një takime me krerët e këtij institucioni, Dobi ka dalë garant dhe ka siguruar se dokumentat e përdorura për fitimin me tenderit janë origjinale. Dobi ka pohuar se nëse nuk vërtetohet në vazhdim se dokumentat janë origjinale, ishte i gatshëm t’ia kalonte të gjithë shumën prej 1.8 milion euro të ngurtësuar në një llogari bankare, e cila rezulton të jetë fondi i garancisë, që kompania “DH-Albania” ka ngurtësuar për këtë projekt.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja