DURRËS- Një sasi prej 4 kilogramë drogë e llojit heroine është sekuestruar në Portin e Durrësit.Heroina ndodhej në një çantë brenda një kamioni me targa AA 519 TJ dhe do të imbargohej në një traget të linjës Durrës-Ancona.

Mësohet se kamioni ku u kap droga ishte i ngarkuar me konfeksione. Policia e Durrësit ka arrestuar shoferin e kamionit. Shoferi i arrestuar nga Policia Kufitare është Bledar Shqarthi. 

Shoferi i kamionit, Bledar Shqarthi

39-vjecari Shqarthi ndodhej në kamion në momentin kur iu gjet droga.

Destinacioni i drogës ishte Ancona dhe më pas Italia e Veriut. Droga e kapur ka një vlerë në treg prej 80 mijë euro. 

Droga u pikas nga një qen anti-drogë që bën kontrollin në mjetet që nisen nga porti i Durrësit.

Operacioni ka ardhur në rrugë operative dhe ka rezultuar i saktë. Gazetari i Report Tv, Artur Korriku bën me dije se sapo kamioni ka hyrë në portin e Durrësit, i është nënshtruar një kontrolli ku është gjetur droga.

Kamioni ku u sekuestrua droga në Durrës