Të fshehur në tenxhere me gjellë për të burgosurit, kapen tre celularë në burgun e Lezhës

Tentuan të futin tre celuarë në burgun e siguyrisë së lartë në Lezhë, zbulohen nga skaneri dhe kontrolli i policisë. Janë këto pamjet e tenxheres me gjellë destinuar për të burgosurit ndërsa me një fund të dyfsihtë ishin fshehur dhe telefonat sëbashku me aksesorët e tyre.

Drejtoria e burgjeve tregohet e rezervuar për të burgosurin që do merrte tenxheren me gjellë dhe familjarët që ja kishin dërguar ndërsa vazhdon hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë.

Janë këto pamjet ku kontrollorët e policisë së burgjeve zbulojnë modifikimin e tenxheres e pasi e hapin gjajnë aty edhe tre celularët sëbashku me karikuesin dhe fishat.

Tenxherja e aluminit ka qenë në dy pjesë një në të cilën ishte vendosur gjella dhe një e përdorur si kapak ku ishin fshehur këta tre telefonat të mbështjellë po me letër alumin.

Ndërsa prej fillim vitit 2019 janë zbuluar 15 tentativa për futuje celularësh duke i sekuestruar ata cka në 19 ditë del se cdo ditë të burgosurit tentojnë të futin telefonat në burgje.

Përdorimi i telefonave në burgje është i ndaluar ndërsa modifikimi i tenxheres me gjellë ishte një rast i vecantë zbuluar këtë herë në burgun e Lezhës.

Celularët e gjetur brenda një tenxhereje

Rasti më i fundit në burgun e Lezhës i përketet disa muajve më parë kun ë një top futbolli të hedhur nga jashtë në oborrin e burgut në zonën e ajërimit u gjetën dhe sekuestruan tre celularë.

Burgu i Lezhës është burg i sigurisë së lartë ndërsa aty qëndrojnë edhe persona të cilët janë të dënaur me burgim të përjetshëm.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy