Tmerri i banesave të Vunoit, arrestohet grabitësi nga Tirana, policia i gjen edhe kokainë në makinë (EMRI)

Himarë-  Marrin fund vuajtjet e banorëve të Vunoit dhe Himarës të denoncuara pak ditë më parë edhe në Report Tv, pasi vetëm në dy javë, në kulmin e sezonit turistik ishin grabitur 15 banesa. Policia e Vlorës thotë se ka arrestuar sot një person, shtetasin Kristaq Andoni, 38 vjeç, i dyshuar për të paktën 10 grabitje  të banesave të kryera në Vuno dhe Himarë. Në momentin që e ka kapur, policia i kas gjetur edhe kokainë në makinë.

Grabitjet e dokumentuara

1- Në datën 05.01.2018 - vjedhja e banesës së shtetases Gj.B.

2- Në datën 20.03.2018 - vjedhja e baneses së shtetasit K.Ll.

3- Në datën 07.06.2018 - vjedhja e banesës së shtetases A.K.

4- Në datën 19.06.2018 - vjedhja e banesës së shtetases V.B.

5- Në datën 25.06.2018 - vjedhja e banesës së shtetasit K.P.

6- Në datën 28.06.2018 - vjedhje e banesës së shtetasit V.A.

7- Në datën 16.07.2018 - vjedhja e banesës së shtetases Gj.B.

8- Në datën 30.07.2018 - vjedhja e banesës së shtetasit A.K.

9- Në datën 30.07.2018 - vjedhja e banesës së shtetasit F.D.

10- Në datën 17.08.2018 - vjedhja e banesës së shtetasit P.B.

Në keto banesa të banuara dhe të pabanuara, janë vjedhur kryesisht vegla pune, shuma lekesh, bizhuteri, sende të ndryshme etj.

Gjithashtu në momentin e kapjes në flagrancë, gjatë kontrollit që është ushtruar në automjetin me të cilin ky shtetas udhëtonte të markës "Peugeot" me targa TR 301 CTX, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike prej 1.3 gramë, e dyshuar e llojit "Kokainë".

Materialet janë referuar në Prokurori për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Vjedhja" parashikuar nga nenet 283 dhe 134 të K.Penal.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen