Vritet 55-vjeçari në Dukagjin! Shkoi në fshat të merrte zahiret e dimrit, nipërit e gjejnë të pajetë në rrugë

SHKODËR - Një person është vrarë me armë zjarri në zonën e thellë të Shoshit në qarkun e Shkodrës, në Malësinë e Dukagjinit, nga persona ende të paidentifikuar nga policia. Viktimë mbeti Lazer Arraj, i cili njihej si Pjetrushi.

Nga raportimet e para viktima ka marrë dy plagë me armë zjarri dhe ka humbur jetën. Motivet e ngjarjes janë ende të paqarta. Burime për gazetarin Ergys Kavaja thonë se 55-vjeçari jetonte në Shkodër dhe se kishte shkuar në fshat për të marr zahiretë e dimrit. Të njëjtat burime thonë se Lazer Arraj u gjet i vrarë në rrugë, dhe se ishin nipërit e tij që jetojnë në fshat të parët që e panë. Pjetrushi, siç njihej, ka qenë duke u kthyer për në Shkodër, ku edhe banonte.

Policia e njoftuar për ngjarjen e rëndë është nisur drejt zonës, ndërsa në një njoftim paraprak të bluve të Shkodrës thuhet se rreth orës 12:00 në fshatin Shosh është vrarë me armë, 55-vjeçari Lazer Arraj banues në fshatin Palaj, Shosh, Shkodër. Për të shkuar në zonën e Shoshit, në malësinë e Dukagjinit, duhen të paktën 2 orë nga Shkodra.

"Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje  dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit", - thuhet në njoftimin paraprak të policisë.

Fshati ku u gjet i vrarë Lazer Arraj (Google Maps)

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025