Lajm i mirë për pushuesit, i keq për ata që vijojnë të jenë në punë! Meteorologu për Report Tv: E mërkura dhe e enjtja sjellin temperatura deri 40 gradë

TIRANË- Për ata që janë në punë ka një lajm të keq, e ndërsa për ata që janë me pushime ka një lajm të mirë. Koha e vrenjtur e regjistruar sot nuk do të zgjasë shumë. Nga e mërkura dhe e enjtja pritet të sjellë temperatura të larta deri në 40 gradë celsius

"Jo më pak se 24 gradë celsius, por duke filluar nga e marta dhe në vinim presim një rritje të temperaturave, ku e mërkura dhe e enjte do të sjellë temperatura deri në 40 gradë celsius", tha meteorologu i "MeteoAlb", Hakil Osmani për Report Tv.

Ai tha se sot parashikohet që të bjerë shi, por kryesIsht në zonat veriore dhe verilindore.

"Do ketë shi në zonat veriore dhe verilindore, në zonat qendrore do të ketë shira që do të zgjasin pak. Megjithatë, zonat bregdetare karakterizohen nga kthjellime", tha Osmani.

Sa i përket muajit korrik, 2 javët e para parashikohen me temperatura normale të këtij muaji, e ndërsa termometri pritet të shënojë temperatura më të larta në 2 javët e dyta.

"Muaji korrik pritet që 15 i parë të mbyllet në vlera prej 35 gradë, ndërsa në javët e dyta priten një masë më e nxehtë, nuk përjashtohet kjo mundësi që të sjellë temperatura më të larta se gjatë muajit korrik", përfundoi Osmani në Report TV.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK