Lajm i mirë për qytetarët, zgjatet orari i linjës së Unazës! Transport falas për Krishtlindje

Lajm i mirë për qytetarët, zgjatet orari i linjës së Unazës! Transport falas për Krishtlindje

Linja e Unazës së re

Festa e Krishtlindjeve vjen me dy lajme të mira për qytetarët të cilët përdorin transportin publik.

Të gjithë ata që e nisin punën në orën 06:00 dhe e mbyllin në orën 23:00 do të kenë mundësinë të përdorin urbanët e ‘Green Line’. Për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve, linja e Unazës do të zgjasë orarin e shërbimit, duke nisur nga ora 05:30 deri në orën 23:30.

Gjithashtu me rastin e Krishtlindjeve, është menduar një ‘dhuratë e vogël’ për të gjithë qytetarët e Tiranës.  Të gjithë ata që do të duhet të lëvizin me autobus përqark unazës në datën 25 dhjetor nuk do të paguajnë lekë.

Prej disa muajsh në kryeqytet ka nisur nga puna, “Linja e parë e Gjelbër” ose e njohur ndryshe si Tirana Green Line nga ana e Bashkisë së Tiranës

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona